Lajmet

Çifti kinez shet fëmijën për një cellular

Dec 16 2009
0 Shpërndarje
Çifti kinez shet fëmijën për një cellular

Të dy të rinjtë nga rrajoni i Chongqing ishin njohur online duke u takuar më pas realisht dhe kishin krijuar një lidhje të vërtetë. Zhang Yao kishe lindur djalin e tyre këtë Nëntor, por çifti mendonte se nuk i kishin kushtet për të rritur një fëmijë meqë të dy ishin të papunë.

Policia deklaroi se më 2 Dhjetor, vetëm gjashtë ditë pas lindjes , djali iu shit një personi me emrin Li Yong. I ati i fëmijës i quajtur Xin kishte blerë me paratë një telefon të ri celular. Por Li Yong kishte tërhequr vëmendjen e fqinjëve kur pak ditë më pas ishte përpjekur të shiste fëmijën katër herë më shtrenjt nga ç’e kishte blerë.

Por shumë shpejt, dhe prindërit e papërgjegjshëm kanë treguar interes në marrjen përsëri të djalit të tyre, i cili aktualisht ndodhet në një qendër kujdesi.

Ndërkohë, sipas China Global Times, policia ende duhet të përcaktojë nëse ndokush duhet të mbajë përgjegjësi penale për këtë ngjarje.

Lajmet e fundit>