Harduer

IHS iSuppli: Një pjesë e PC-ve në Kinë shiten pa sistem operativ të para-instaluar

May 1 2013
0 Shpërndarje
IHS iSuppli: Një pjesë e PC-ve në Kinë shiten pa sistem operativ të para-instaluar

Kina ka pasur një trend ndryshe të shitjeve të PC-ve gjatë vitit 2012 dhe një studim i bërë nga IHS iSuppli zbuloi që blerësit e kompjuterëve në vend kishin parapëlqime unike në krahasim me pjesët e tjera të botës.

Ndërmarrja hulumtuese tha që vitin e kaluar një pjesë e madhe e PC-ve në Kinë janë shitur pa një sistem të para-instaluar operativ dhe një numër i madh i laptopëve kishin një ekran prej 14 inç.

Desktopët kanë mbetur mirë dhe kanë mbijetuar në Kinë, me shitje që janë të barabarta me laptopët gjatë vitit 2012.

Vitin e kaluar, shitjet e PC-ve në Kinë arritën sasinë në 69 milionë njësi, duke e bërë atë tregun më të madh të laptopëve dhe desktopëve. Kina ka tejkaluar SHBA.-në, që ishte top tregu i PC-ve deri në vitin 2011 dhe ku shitjet arritën sasinë prej 66 milionë njësish vitin e kaluar.

Numrat e rinj ishin një rivëzhgim nga projeksionet e bëra nga iSuppli në janar të shitjeve të PC-ve në Kinë, kur ishte thënë që në Kinë shitjet e PC-ve kishin arritur vlerën prej 79.9 milionë njësi në vitin 2012.

Shitjet në Kinë kanë arritur vlera të shifrave të dyfishta mes vitit 2008 dhe 2011, kur rritja ishte prej 10.4 për qind. iSuppli nuk raportoi rritje të shitjeve të PC-ve në Kinë për vitin 2012, por ishte me shifra të vetme.

Më tepër se 50 për qind e PC-ve të shitur në Kinë nuk kishin ndonjë sistem të instaluar operativ, derisa 90 për qind e PC-ve të shitur në botë, sipas iSuppli, gjatë vitit 2012 kishin sistem të para-instaluar operativ.

Ky trend do të mund të paraqiste edhe piraterinë në Kinë, për të cilin vend ndërmarrja Microsoft për më tepër se një dekadë ka bërë përpjekje për të ulur piraterinë softuerike.

Gjatë një hetimi të bërë së fundi në dyqanet në Kinë, për 169 PC të blerë në një dyqan, të gjithë kishin versione të kopjuara në mënyrë të jashtëligjshme të sistemit Windows. (PCWorld Albanian)

kina

Lajmet e fundit>