Biznes

iKubINFO prezanton Microsoft DynamicsTM

Sep 27 2010
0 Shpërndarje
iKubINFO prezanton Microsoft DynamicsTM

ikubINFO Intelligent Systems ka kënaqësinë t’ju ftojë në prezantimin në tregun shqiptar të linjës së produkteve për biznesin Microsoft DynamicsTM. Këto produkte janë zhvilluar nga kompania lider në botë në fushën e software, Microsoft, dhe sot ERP dhe CRM janë zgjidhjet më të njohura në botë.

Ky prezantim do të mbahet në Tiranë më datë 30.09.2010 ditë e enjte me fillim prej orës 15:00 në Hotel Tirana International, Salla Abret, andaj ftoheni të merrni pjesë në këtë prezantim i cili do tu njohë më për së afërmi me sistemet software të cilat do ti mundësojnë sukses të madh biznesit tuaj. Në këtë prezentim folës do të jenë:

Z. Romeo Sherko, Administrator në ikubINFO Intelligent Systems
Z. Visho Ajazi, Zv. Ministër për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit në Shqipëri
Z. Arsen Kurti, Drejtor i Përgjithshëm, Microsoft Albania dhe
Z. Kalin Tzvetanov, Drejtor Menaxher në ikubINFO Intelligent Systems.

Këto sisteme pra sistemet ERP(Planifikimi i Burimeve të Ndërmarrjes, Enterprise Resource Planning) dhe CRM (Menaxhimi i Marrëdhënieve me Klientët, Customer Relationship Management) janë sisteme software të cilat përdoren si mjete moderne për të menaxhuar biznesin tuaj, dhe gjithashtu ndihmojnë që kompanitë të jenë më të suksesshme dhe më konkurruese në treg.
Ato optimizojnë proceset e biznesit pasi përdorin praktikat më të mira nga kompanitë lider në botë.

Këto sisteme përdorin një bazë të vetme të dhënash duke ju siguruar kështu informacione të sakta dhe në kohë reale. Këto zgjidhje software ndihmojnë që në mënyrë të ndjeshme të rrisni fitimet dhe të reduktoni kostot e kompanisë suaj.

Për të u regjistruar klikoni këtu

Lajmet e fundit>