Lajmet

iMac i falsifikuar shitet në Kinë

May 31 2012
0 Shpërndarje
iMac i falsifikuar shitet në Kinë

Prodhuesi i këtij iMac falso do të vendos edhe logon e Apple në pjesën e përparme të kompjuterit.

M.I.C Gadget raporton se ky kompjuter duket i njëjtë si iMac, por është më i ngadalshëm, nuk reagon mirë dhe gjithsesi nuk është i prodhuar nga Apple.

iMac i falsifikuar ka një ekran 21.5 inçësh, me rezolucion 1920 x 1080 pikselë si dhe procesor dy bërthamor Atom D525 1.8GHz. Poashtu, ka të integruar kartëlë grafike GMA3150 nga Intel, 4GB RAM, 500GB hard disk me 72000RPM, shkrues DVD të integruar, katër USB porte, HDMI, VGA dhe disa veçori tjera standarde, thuhet në këtë raport.

Pesha e tij është për gjysmë më e vogël se e iMac të Apple, dhe M.I.C Gadget beson se është i punuar nga plastika dhe jo nga alumini.

Raporti çuditet se pse Apple nuk i paditë prodhuesit e këtyre produkteve të falsifikuara që janë të shpeshtë në Kinë dhe shtetet tjera. Vetëm vitin e kaluar në Kinë janë gjetur gati 30 shitore të rreme të Apple. (PCWorld Albanian)

Tags >

Mac
Lajmet e fundit>