Harduer

iMac të ri gati për treg

May 3 2011
0 Shpërndarje
iMac të ri gati për treg

Specifikat tjera në listën e këtyre iMac-ve të vitit 2011 përfshijnë teknologjinë e re të Intel, Thunderbolt e cila debutoi edhe tek MacBook Pro, dhe që në mes tjerash ofron 20x transferim më të shpejtë të të dhënave sesa USB 2.0 dhe 12x më të shpejtë sesa FireWire 800, pastaj specifikat vazhdojnë me kamerë të integruar FaceTime HD, që ofron rezolucion të plotë për HD video si dhe pamje në widescree, e gjithashtu mundëson edhe video thirrje në HD përkatësisht në një rezolucion prej 720p.

Sikurse zakonisht edhe tani iMac 2011 përbëhet nga dy modele, një model 21.5 inç dhe një model tjetër 27.5 inç, për të cilët çmimet fillojnë prej 1,199 dollarë për modelin 21.5 inç që ka një konfigurim bazë Intel Core i5 2.5 GHz dhe 4GB Ram, plus një HDD 500 GB, kurse për modelin tjetër 27.5 inç çmimi do të fillojë prej 1,699 dollarë dhe do të sjellë për këto të holla procesor Intel Core i5 2.7 GHz, 4GB RAM dhe 1TB HDD. Të tjerët që dëshirojnë më shumë fuqi në njësitë e tyre iMac mund të zgjedhin procesor Intel Coer i7 3.4Hz, deri në 16GB RAM si dhe SSD si shtesë ndaj HDD-ve të zakonshëm. /pcworldalbanain

Lajmet e fundit>