Harduer

Imagination kërkon rikthimin me procesorët e rinj MIPS dhe grafikat PowerVR

Dec 20 2016
0 Shpërndarje
Imagination kërkon rikthimin me procesorët e rinj MIPS dhe grafikat PowerVR

imagination_technologies_powervr_in_iphone_6s-100646045-largeKa qenë një vit i vështirë për Teknologjitë Imagination. CEO dha dorëheqjen në shkurt, u bënë heqje nga puna muajin tjetër, dhe kompania u mbulua nga fjalët se do të shitej.

Kompania njihet më së miri si mundësuesi i procesorëve grafik PowerVR për iPhone dhe arkitekturën MIPS të procesorëve, që konkurron me X86 të Intel dhe ARM. Imagination ka hedhur shikimin në të ardhmen dhe planifikon që të kthehet fuqishëm në 2017 duke marrë një shteg të ngjashëm me atë të Intel vitin që kaloi dhe duke u përqendruar në fusha të caktuara, të cilat përfshijnë grafikat dhe internetin e gjërave.

Imagination vitin që vjen do të debutojnë dizajnë të reja të çipeve  PowerVR dhe MIPS, me qëllimin që të arrijë rritje në këto fusha. Imagination po ndjen shtegun e shtruar nga kompanitë e çipeve, ARM dhe Intel, të cilat kanë ripërqëndruar biznesin e tyre rreth IoT.

Dizajnuesi i çipeve ka parë suksese në teknologjinë automotive  dhe rrjete, dhe do të vazhdojë që të përqendrohet në këto fusha.  Por imagination ka asetet e nevojshme për të pasur sukses në fushat në rritje si realiteti virtual, dhe teknologjitë e tyre po përdoren tashmë në pajisjet VR.

Imagination ka një model biznesi të ngjashëm me ARM: Ato dizajnojnë çipe dhe i licensojnë ato tek kompanitë. Vitin e ardhshëm, Imagination do të debutojë një procesor të ri grafik, Series8XT, i cili do ti drejtohet disa pajisjeve, duke përfshirë telefona të cilësisë së lartë dhe pajisjet VR.

Apple, të cilët kanë një pjesë të vogël të aksioneve të Imagination, mund të jetë një nga kompanitë që licenson procesorët grafik Series8XT. Apple modifikoi Series7XT të mëparshëm të përdorur në  iPhone 7 dhe ka përdorur teknologjinë PowerVR në të gjithë iPhone-ët deri më tani. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>