Harduer

Imazhe paraprake të LG G6-tës konfirmojnë dizajn të ngjashëm me G5

Dec 27 2016
0 Shpërndarje
Imazhe paraprake të LG G6-tës konfirmojnë dizajn të ngjashëm me G5

gsmarena_001Ka ardhur momenti që të kthejmë vëmendjen drejt vitit të ri që po afron dhe surprizave që do të sjellë. Këtë na sugjerojnë disa imazhe të publikuara nga Android Authority të telefonit flagship të ardhshëm të prodhuesit Koreano Jugor të elektronike LG.

Edhe pse erdhi me një premtim të madh, atë të telefoni modular, mund të thuhet pa asnjë dyshim se LG G5 ishte një dështim. Por çfarë të presim nga LG G6?

Android Authority citon burime të besueshme të cilat kanë hedhur dritë mbi të kaluarën edhe mbi telefonët Samsung. Çfarë na tregojnë imazhet?

lg-g6-leak-shai-mizrachi-android-authority-768x1247

Në kapakët e pasëm pak gjëra kanë ndryshuar nga G5 me një dizajn pothuajse të ngjashëm. Telefoni do të ketë përmasa 149.4×73.9×8.2 mm. Nuk dihet nëse G6 do të ndjekë hapat e G5 me sistemet modulare e as nëse do të ketë bateri të zëvendësueshme si LG V20.

Ky raport nuk përfshin detaje të harduerit të brendshëm por në bazë të raporteve të mëparshme mund të presim një ekran mes 5.2 inç dhe 5.5 inç Quad HD, Snapdragon 821 (mbase edhe 830), 4 deri në 6GB RAM dhe kamër të dyfishtë.

Po ditën e djeshme gazeta Koreano Jugore Electronic Times raportonte se LG G6 mund të mbërrijë shumë përpara Galaxy S8-tës. Jo si debutim por dalje në shitje. Që të dy modelet pritet të ekspozohen në Kongresin Mobil Botëror, por që G6 mund të mos presë një muaj të godasë tregjet. (PCWorld Albanian)

Tags >

LG G6
Lajmet e fundit>