Harduer

Imazhe të freskëta zbulojnë dizajnin zyrtar të Galaxy S8-ës

Feb 13 2017
0 Shpërndarje
Ne tashmë kemi parë shumë imazhe të Galaxy S8, por këtë më të fundin që janë shfaqur sot tregojnë një pjesë shumë të mirë se si mund të jetë dizajni i këtij telefoni. Imazhe të freskëta zbulojnë dizajnin zyrtar të Galaxy S8-ës Photo Source: Sammobile

Këto foto digjitale bazohen në diagramet që u rrodhën kohët e fundit dhe i përshtaten të gjitha fjalëve që kemi dëgjuar deri më tani për dizajnin e Galaxy S8-ës.

Ne mund të shohim se ka një buton shtëpi dhe se të dy, Galaxy S8 dhe Galaxy S8 Plus, kanë ekrane të lakuar me skaje të dyfishtë.

Sensori i gishtërinjve është në pjesën e pasme së bashku me kamerën. Porta 3.5mm është në dizajn pavarësisht raporteve që thonë të kundërtën.

Fotot e tjera më të fundit të supozuara të telefonit tregojnë një dizajn të ngjashëm.

Foto të tilla digjitale të japin një ide të mirë se çfarë mund të prisni edhe pse nuk e zbulojnë të gjithë dizajnin. Samsung pritet që të debutojë Galaxy S8 me 29 Mars. /PCWorld Albanian

Tags >

Galaxy S8
Lajmet e fundit>