Lajmet

Imazhe të reja të pamjeve virtuale të rrugëve vijnë nga Apple

Apr 8 2013
0 Shpërndarje
Imazhe të reja të pamjeve virtuale të rrugëve vijnë nga Apple

Patenta e Apple pretendon se gjigandi i teknologjisë Cupertino po ndërton një produkt të vetin të “Imazheve të Rrugëve”.

Patenta përshkruan një “gjurmim të pozicioneve 3D për një navigim panoramik të imazheve”.

Pavarësisht se shërbimi i “Pamjes së Rrugëve” ka qënë pjesë e Google Map që nga viti 2007, patenta e Apple thotë se ky produkt do ti ofrojë gjërat në një mënyrë që Google nuk e ofron. Aktualisht teknologjia e nivelit të pamjeve të rrugëve iu kërkon përdoruesve të navigojnë. Kjo përfshin kalimin nga një kryqëzim në një tjetër për navigim të mëtejshëm.

Kjo shkruhet në kërkesën për patentë të Apple. Mund të jetë një eksperiencë e mirë për përdoruesit që mbajnë pajisje dhe që kërkojnë të navigojnë nëpër rrugë në një kohë sa më të shpejtë.”

Pra patenta përshkruan një sistem në të cilën pajisja harduerike implementohet që të lëvizë virtualisht një përdorues në nivelin e imazheve të rrugëve.

Ju mund të lëvizni teorikisht nëpër peisazhe virtuale thjesht duke lëvizur smartfonin rreth një serie të paracaktuar të drejtimeve.

Gjithashtu patenta thotë se ky produkt do të mundësojë komunikimin midis pajisjeve që do të thotë se mund të vendosni krah për krah smartfonët dhe ju mund të merrni një pamje më të mirë të imazheve.

Ky është hapi i fundit në luftën për hartat mobile midis të mëdhenjve të teknologjisë Apple dhe Google. (PCWorld Albanian)

pamje apple

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>