Lajmet

Imazhet e iPhone5 janë false

Jun 19 2012
0 Shpërndarje
Imazhet e iPhone5 janë false

Imazhet e fundit të iPhone 5 që kanë qarkulluar në internet ditëve të kaluara, duket se janë të pavërteta, edhe pse kanë bindur shumë njerëz për të kundërtën. Këto imazhe, të postuara në shumë faqë interneti, kishin të bashkëngjitura fjalët se këto janë foto origjinale. Fotot e publikuara në faqen Flickr ishin krijuar dhe modeluar me softuerin Rhinoceros 3D.

Këto imazhe tregojnë se si mund të dukej iPhone 5, e bazuar në informacione dhe thashetheme të të gjitha llojeve, një ekran 4 inç dhe me një pikë të vogël lidhjeje të karikuesit. Gjithashtu tregohet një kapak metali në pjesën e pasme, kufjet e vendosura në pjesën e fundme si dhe bokse të mëdha.

Nuk dihet se kur do të dalë zyrtarisht iPhone 5, ose nëse do të quhet iPhone 5 apo do të ketë emër tjetër. Ka mundësi që smartfoni të dalë në vjeshtë, ndërsa disa zëra thonë shtatorin që vjen, me sistem operativ iOS 6, siç tha Apple këtë javë në WWDC. (PCWorld Albanian)

Tags >

iPhone 5
Lajmet e fundit>