Harduer

Imazhet e para nga iPhone 4G

Apr 18 2010
0 Shpërndarje
Imazhet e para nga iPhone 4G

Në imazhet e para të paraqitura, skena e “krimit” ishte një lokal në San Jose jo larg prej Cupertino, ku siç duket një punëtor i Apple po pinte kafe dhe kur u largua nga dyqani kishte harruar pajisjen aty. Në momentin më të mirë të mundshëm kamarieri shfrytëzoi rastin dhe kapi disa imazhe të shpejta të pajisjes.

Pavarësisht se në fillim u mendua se bëhet fjalë për një produkt të lirë Kinez, gazetarët dhe redaktorët e web faqes Engadget bënë një shqyrtim të thellë të pajisjes dhe bënë të ditur se në fakt kjo që po shihni në imazh është vërtetë iPhone i gjeneratës së ardhshme.

Siç mund të përcillni nga imazhi ana e majtë e pajisjes është tërësisht e dukshme dhe në anën e djathtë lartë, besohet me shumë siguri se këto imazhe burojnë drejtpërsëdrejti nga laboratori testues i Apple, e kjo e bënë edhe më të vështirë mohimin se celulari që po shihni në fakt është i vërtetë.

iphone4Gfrontback_234414183.jpg

Një burim, i web faqes së lartë përmendur, që konfirmon se ky është Apple iPhone i radhës, gjithashtu ka theksuar se pajisja duket se ka një tastierë të rezolucionit më të lartë në bord, një kamerë të përparme, një kamerë me rezolucion më të madh prapa dhe pranon kartela MicroSIM.

Një anëtari i forumit Mac Rumors gjithashtu ka postuar imazhe nga një web faqe Kineze WeiPhone, të asaj që duket të jenë konturat e pajisjes. Imazhet dalin në binarë me imazhet që posedojmë.

Ne vazhdimisht jemi duke përcjellë të rejat më të fundit nga momenti, por këto janë të rejat më të fundit që posedojmë deri më tani.

Lajmet e fundit>