Lajmet

Imgur është hakuar në 2014-ën dhe ekspozuar 1.7 milion llogari

Nov 26 2017
0 Shpërndarje
Sipas ZDNet, ishte Troy Hunt dhe shërbimi i tij Have i Been Pwned i cili kishte mësuar rreth sulmit dhe njoftuar Imgur. Imgur është hakuar në 2014-ën dhe ekspozuar 1.7 milion llogari

Nëse keni qenë përdorues i Imgur në 2014-ën, atëherë rekomandimi ynë është të ndryshoni fjalëkalimin.

Ditën e djeshme sajti i fotografive zbuloi se kishte mësuar rreth një thyerje sigurie në 2014-ën e cila kishte kompromentuar adresat dhe fjalëkalimet e 1.7 milion përdoruesve.

COO i Imgur, Roy Sehgal, konfirmoi se sulmi kishte ndodhur në 2014-ën. Sehgal shpjegoi se Imgur nuk ka kërkuar asnjëherë emra, adresa dhe numra telefoni nga përdoruesit e saj dhe e vetmi informacion i vjedhur janë adreat email dhe fjalëkalimet.

Sipas ZDNet, ishte Troy Hunt dhe shërbimi i tij Have i Been Pwned i cili kishte mësuar rreth sulmit dhe njoftuar Imgur.

Kompania thotë se është duke hetuar incidentin por beson se hakerat kanë arritur të dekodojnë vetëm algoritmin e vjetër të kompanisë. Imgur ka përmirësuar enkriptimin në 2016-ën. /PCWorld Albanian

Tags >

Imgur
Lajmet e fundit>