Lajmet

Imint do të sjellë stabilizim të videove në kohë reale në pajisjet Android

Jan 11 2015
0 Shpërndarje
Imint do të sjellë stabilizim të videove në kohë reale në pajisjet Android

integrationVitin e kaluar ne pamë një sërë kompanish që u munduan të sillnin në treg stabilizimin e videove si aplikacioni Hyperlapse për Instagram. Gjithashtu dhe Apple solli një përmirësim të videove në kamerën e iPhone 6 dhe 6 Plus. Këtë vit është Imint që do ti bashkohet një përpjekje të tillë por për telefonat Android me anë të lançimit të Vidhance Mobile. Është e rëndësishme të thuhet se nuk bëhet fjalë për një aplikacion për Android.

Në vend të kësaj Imint ka vendosur të punojë me prodhuesit e telefonave për të integruar algoritmin e tij që në procesin e prodhimit. Kjo kompani ka qenë duke krijuar dhe shitur algoritma që kryejnë stabilizimin e videove të dronëve ushtarak. CEO Andreas Livfendalh shpjegoi se eksperienca në këtë fushë do ta ndihmonte stafin të krijonte një program të tillë edhe për smartfonët. Ai shtoi se në ditët e sotme zgjidhjet më të shpeshta janë ato për stabilizimin e imazheve dhe jo të videove. Gjithsesi shumica prej tyre nuk ofrojnë stabilizimin në kohë reale.

Me një zgjidhje në kohë reale ju mund të ndiqni me lehtë objektivin tuaj apo të zmadhoni/zvogëloni dhe video do të jetë më origjinale se kurrë. Madje ju nuk do ta vini re punën që është duke bërë procesori i telefonit tuaj. Imint ka zgjedhur dhe kohën e duhur për të lançuar diçka të tillë. Që kur Apple lancoi stabilizimin e videove vitin që shkoi dhe Android po kërkon një zgjidhje të ngjashme. Telefonët e parë me këtë lloj softueri do të jenë të disponueshëm në tremujorin e tretë të këtij viti. (PCWorld Albanian)

Tags >

android
Lajmet e fundit>