Siguri

Impakti ekonomik në biznesin e spamëve

Feb 26 2009
0 Shpërndarje
Impakti ekonomik në biznesin e spamëve

alt“Barak Obama është në prag të vdekjes”Ky titull i një spami para elektoral ka probleme me besueshmërinë (shkrimi i drejtë i emrit të parë të kandidati mund të kishte ndihmuar), megjithatë tërhoqi vëmendjen e njerëzve. Ishte një nga “plehrat” e junk-mail lidhur me fushatën elektorale, truk ky që i bëri lexuesit e pamatur ta hapin këtë mesazh.Kjo letër zyrtare përmbante një fotografi që me t’u klikuar i dërgonte lexuesit në uebfaqen e një barnatoreje.    

Spamët kanë qëllim të tërheqin vëmendjen tuaj
Spamë të tjerë para elektoralë premtuan fotografi nudo të grave të kandidatëve, shpikën vdekjen e një personaliteti publik si George Bush, apo bënë thirrje të rrejshme se “shteti amerikan gjendet në rrezik”. Çdo shembull i kapur nga kompania antispam Cloudmark, tregon se krijuesit e spamëve janë munduar ta tërheqin masën, duke me tituj të gënjeshtërt për personalitetet më eminentë të lajmeve. Por a mund t’u shmangemi këtyre mashtrimeve?

Lajmet e mira janë se megjithatë mund tu shmangemi këtyre mashtrimeve. Një filtrim i rrjeteve për spam nga ofron një shikim të shpejtë në tarifat shkëmbyese dhe përqindjen e njerëzve që i përgjigjen çdo reklame të shfaqur online, mesazhi e-mail drejtues apo spamëve të dërguar. Sipas studimeve “Spamalytics: An Empirical Analysis of Spam Marketing Conversion” (find.pcworld.com/62086), vetëm 1 nga 12.5 milionë pjesë spam kanë mashtruar ndonjë mendjelehtë për të blerë online nga ndonjë barnatore që në të vërtetë nuk ekziston. Por me gjithë shkallën e ulët të përgjigjes, kjo është e mjaftueshme që krijuesve të spamëve t’u japë një shpërblim të madh. Aplikacioni për përcjelljen e cookie dhe veglave të tjera u ndihmon reklamuesve të dinë klikimet në banerat e tyre me reklama, por një numër aq i madh për spam është vështirë të kontrollohet.
Për ta tejkaluar këtë problem, studiuesit e shkencave kompjuterike në Universitetin e Kalifornisë, kampuset në Berkeley dhe San Diego, kanë arritur ta kontrollojnë me efektivitet të lartë Storm botet që shfrytëzon një rrjet të madh të programeve kompjuterike të infektuara për të dërguar spam e për të bërë biznese të pista.

Një kurth më i mirë

Studiuesit kanë arritur t’i gjejnë disa nga mesazhet e dërguara përreth kontrollit të rrjetit botet, si dhe ndërrimin e linqeve me përmbajtje spam. Kur këto përmbajtje klikohen, sjellin linqet e ndryshuara, të cilat të shpien tek uebfaqet e imituara apo të gënjeshtrta, si barnatorja online, uebfaqe këto që bëhen nga krijuesit e spamëve. Madje ato janë të krijuara aq mirë, sa që janë të pajisura edhe me kartat të blerjes. Në këtë formë përdoruesit e kompjuterëve kanë humbur paratë duke u ekspozuar mashturesve numrat e kartave të kredit, ose janë infektuar nga programe të dëmshme, të cilat nuk mundën t’i parandalojnë as studiuesit, me gjithë të dhënat magjepse që arritën të mbledhin. Një studim i bërë nga 21 marsi deri më 15 prill mblodhi 347 milionë e-mail tregtarë mashtrues, si dhe 124 milionë mesazhe të tjerë që qëllim kishin infektimin e kompjuterëve. Vetëm një numër i vogël arriti të prekë në inbox, ndërsa studiuesit thonë se “the popular Web mail providers” ka bërë një punë të mirë duke.     

Ndryshimet e vogla

Prej njerëzve që kanë marrë spam, 28 u munduan të blejnë artikuj nga një uebfaqe mashtruese. 100 dollarë të fituar nga këta vizitorë dikujt mund t’i duket si një “lëmoshë e vogël”, por studiuesit vlerësojnë se nëse Storm botnet ka dërguar spamët farmaceutikë me vlerë të njëjtë gjatë gjithë vitit dhe ka shijuar sukses të njëjtë, atëherë të ardhurat një vjeçare kanë kapur shifrat prej 3.5 milionë dollarësh. Me uljen e shpenzimeve për hosting e uebfaqeve dhe botnet command servers, përfitimet e autorëve ishin të mëdha. 
Dëshpëruese është se ekonomia e spamëve nuk do të ikë edhe për një kohë të gjatë. Si operimet e Botnet ashtu edhe ato të Storm worm kanë nevojë për vendosje të qendrave komanduese, të cilat shpërndajnë urdhra, dërgojnë spam, lëshojnë sulme në internet, si dhe viruse për të infektuar kompjuterët. Bulletproof hosting providers ofrojnë këto shërbime, dhe në mënyrë tipike injoron ankesat e hetuesve, të cilët mundohen t’i ndalojnë. Por kohëve të fundit, një kompani e rëndësishme e hosting nuk është treguar edhe aq e “papërshkueshme nga plumbat”. Kompanitë të cilat i kanë ofruar qasje në internet McColo Corporation data center të hostuar në San Jose mbylli qasjen në nëntor, pasi Washington Post shkëlqeu duke marrë një vend atje. Lëvizja pati një efekt të menjëhershëm në nivelin e spamëve. Matt Sergeant një zyrtar antispam në MessageLabs thotë se pas rrëzimit të serverëve të McColo, spamët dhe junk e-mail kanë rënë për një të tretën e nivelit të zakonshëm. Por Sergant dhe të tjerët presin që spamët të rikthehen sërish, pasi krijuesit e spamëve të gjejnë hoste të reja. “Por edhe nëse niveli i spamëve arrin të rritet sërish, prapëseprapë është një fitore e madhe”, shprehet Sergant. “Miliarda mesazhe spam nuk kanë mundur të dërgohen”.

 

Lajmet e fundit>