Blog

Inaugurimi i Trump, zhduket faqja e Shtëpisë së Bardhë për komunitetin LGBT

Jan 20 2017
0 Shpërndarje
Sapo ka filluar tranzicioni i pushtetit në Shtetet e Bashkuara dhe këtë e dëshmon mësë miri vetë uebsajti zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. Inaugurimi i Trump, zhduket faqja e Shtëpisë së Bardhë për komunitetin LGBT Photo Source: Shtëpia e Bardhë

WhiteHouse.gov përbëhet nga shumë faqe disa prej të cilave kanë filluar të zhduken ku bie në sy mungesa e një faqeje për të drejtat e komunitetit LGBT.

Vetëm një orë pasi Trump zyrtarisht mori drejtimin e Shtëpisë së Bardhë dhe faqja whitehouse.gov/lgbt të ridrejton tek një faqe “transitionsplash.”

Ishte administrata Obama e cila publikoi faqen për të drejtat e LGBT-së kjo në saje të implementimit të politikave madhore në mbështetje të këtij komuniteti.

E gjitha ngjan e çuditshme sepse shumica e Republikanëve e kanë quajtur Trump-in, kandidatin më pro-LGBT-së në historinë e partisë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>