Lajmet

Inaugurohet shkolla e mesme profesionale “Hermann Gmeiner” e profilizuar në TIK

Sep 17 2014
0 Shpërndarje
Inaugurohet shkolla e mesme profesionale “Hermann Gmeiner” e profilizuar në TIK

Tiranës i është shtuar edhe një shkollë e mesme profesionale, e cila iu ofrohet të rinjve shqiptarë të pasionuar pas Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, si një mundësi më shumë  për t’u arsimuar në këtë fushë.

arsimiprofesional

Shkolla e mesme profesionale “Hermann Gmeiner”, është  një bashkëpunim i qeverisë shqiptare dhe asaj austriake, përmes mbështetjes së “Kultur Kontakt Austria”.

Shkolla do funksionojë nën drejtimin e përbashkët edhe të stafit të posaçëm austriak, ndërsa certifikata me të cilën nxënësit do të pajisen nga shkolla “Hermann Gmeiner” do të njihet si në Austri, ashtu edhe në vendet e Bashkimit Evropian.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj ishte i pranishëm në inaugurimin e kësaj shkolle, ku pa nga afër mjediset e brendshme, si dhe u takua me nxënës dhe ekipin drejtues. “U thashë vajzave e djemve që takuam më parë nëpër klasa, që në fund të viteve të kësaj shkolle ata do të shohin se shokët e shoqet e tyre që shkuan në gjimnaz do të jenë duke kërkuar punë, ndërkohë që për ata do të jenë duke i kërkuar për t’i marrë në punë.

Është një ndryshim goxha i rëndësishëm” – u shpreh kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në inaugurimin e shkollës së mesme profesionale “Hermann Gmeiner”.

arsimiprofesional_01

Kjo shkollë është e pajisur më një infrastrukturë moderne, ndërsa programet e shkollës do të jenë të bazuar në modelin austriak.

Duke theksuar se e ardhmja është drejt arsimit profesional, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj vuri në dukje se statistikat më të fundit dhe tregu i punës e dëshmojnë më së  miri këtë gjë. 

“Nxënësit që takuam me kryeministrin nëpër klasa janë me mesatare mbi 8.5. Dua t’i falënderoj për përpjekjen e tyre, por gjithashtu të kontribuojnë edhe me një kulturë, kur në fund të ditës, patjetër që shteti duhet t’i ndihmojë të gjithë, por duhet të ketë patjetër edhe një sens gare, një sens të atyre që dalin të parët dhe më vjen mirë që kjo shkollë është epitoma e kësaj sfide”, u shpreh Veliaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>