Analiza

Indeksi i Trishtimit në Facebook: Të llogarisësh vërtet se sa keq të bën të ndihesh Facebook-u

Dec 21 2013
0 Shpërndarje
Indeksi i Trishtimit në Facebook: Të llogarisësh vërtet se sa keq të bën të ndihesh Facebook-u

MK-CI664_FACEBO_D_20131217212531Viti 2013 nuk ka qenë plotësisht i mirë për Facebook-un. Aplikacioni Facebook Home, i lançuar në prill, u vlerësua dobët nga konsumatorët.

Më pas, në muajin qershor, media sociale ra nën presionin e përdoruesve dhe mediave lidhur me një bashkëpunim mes NSA-në.

Por, më keq nga të gjitha, janë disa lajmë që thonë se Facebook-u mund të mos jetë një vend shumë argëtues, ashtu siç mbase mendojnë Zuckerberg-u dhe kolegët e tij.

Në janar të këtij viti, studimi i Universitetit berlinez Humboldt nxorri në pah faktin se Facebook-u na bën të ndihemi ziliqarë. Në gusht, Universiteti i Miçiganit raportoi përmes një studimi se Facebook-u i bën të ndihen të dëshpëruar shumicën e të rinjve.

Keni parë edhe ju reagime të ngjashme? Nëse po, krahasoni përvojën tuaj në Facebook me indeksin e mëposhtëm dhe pyesni veten, nëse Facebook-u është zakon i mirë apo i keq.

Për çdo postim që ju bën të qeshni në Facebook, ekziston edhe një që ju bën të ngërdhesheni, të rrëngjetheni apo të rrudhni vetullat. Grafiku i mëposhtëm tregon se çfarë ndodh me reagimin e përdoruesve kur ndeshen 15 postime të ndryshme në Facebook.

fig1Të dhënat e publikuara në fillim të vitit tregojnë se zilia është ndjesia numër një që përjetojnë përdoruesit e Facebook-ut. Këta janë njerëzit që postojnë fotot dhe fjalët që dëmtojnë më shumë.

fig2fig3

10 postimet më të mjerueshme në Facebook

1. Mburravecët: Foto shoot-i im i parë për Calvin Klein. Duhet të vras mendjen se çfarë të behem kur të rritem.

2. Të çmendurit pas etiketimeve hash: #mjaft #më #me #këto #etiketime #acaruese

3. Më shumë mirënjohje se ç’duhet: Tom u kthye më parë sot nga puna, sa të bekuar që jemi!

4. Mania e vetëportreteve: Ja dhe modeli im i ri i flokëve nga 87 këndvështrime të ndryshme. Cili ju pëlqen më tepër?

5. Postimet boshe: O Zot, ndodhi vërtet ajo gjë?

6. Teoria e konspiracionit: FAKT, Barack Husëin Obama lindi në Marok.

7. Paniku me të dhënat në Facebook: Facebook-u do të fillojë të shesë të dhënat tuaja në Kinë duke filluar nga 1 janari. Ndryshoni opsionet e privatësisë!

8. Shpërndajeni këtë ose ndryshe…: Shpërndajni këtë nëse e urreni kancerin e gjirit. Nëse nuk e shpërndani, e doni kancerin dhe e urreni gjirin.

9. Pseudo-mërzitjet: Sa në depresion që jam! (Koment) “Çfarë ka ndodhur?” (Përgjigjja) Nuk dua të flas për këtë.

10. Postimet automatike nga Twitter-i: @jbones e di. @beanhead ka dalë për drekë #proshutë #ëmbëlsira më e #mirë @thenoodge @slimeypockets (PCWorld Albanian)

ifografik facebook

Lajmet e fundit>