Biznes

India kërcënon me bllokim të shërbimeve të BlackBerry

Aug 12 2010
0 Shpërndarje
India kërcënon me bllokim të shërbimeve të BlackBerry

Zyrtarë Qeveritarë janë takuar me prodhuesit e BlackBerry, Research in Motion (RIM) për t’iu adresuar shqetësimeve se pajisja mund të përdoret nga keqbërësit për sulme terroriste siç ishte rasti me bombat në Mumbai në vitin 2008.

Ata i kanë dhënë afat kohor kompanisë RIM deri me 31 gusht që t’i adresohen kësaj çështjeje të sigurisë, para se të vendosin një bllokim të gjerë të shërbimeve në tërë vendin. Rim veçse ka ndihmuar ndihmë që India të përcjellë email mesazhet por zyrtarët qeveritarë thanë se kjo nuk mjafton.

India i bashkëngjitet një bashkësie të shteteve që kanë kërcënuar me bllokim të shërbimeve të këtij celularit, për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu patën paralajmëruar bllokimin e email, mesazheve dhe ueb shfletimit në BlackBerry, por çështja me këtë vend në një far forme është zgjidhur me vendosjen e një serveri në këtë shtet nga ana e RIM, gjë që mundëson vëzhgimin e këtyre shërbimeve “kur të jetë e nevojshme” nga ana e zyrtarëve qeveritarë. Indonezia gjithashtu është në grupin e shteteve që po kërkojnë më shumë kontroll mbi shërbimet e këtij celulari, pastaj është Libani, Algjeria dhe Kuvajti të cilat gjithashtu kanë propozime të ngjashme.

Pika kyçe është se RIM po dërgon të dhëna tek serverët e BlackBerry në Kanada dhe enkriptimi i përdorur për të siguruar këto të dhëna është virtualisht i pathyeshëm. Kjo do të thotë se qeveritarët nuk janë në gjendje të monitorojnë përmbajtjen e dërguar në një BlackBerry, gjë që ka shtyrë zyrtarët të shqetësohen për aktivitete kriminale apo plane të sulmeve terroriste.

Celularët BlackBerry janë të njohur në mesin e biznesmenëve dhe të rinjve, të cilët në disa shtete shohin celularët si mjete me siguri relative të komunikimit dhe si një mënyrë për të evituar vëmendjen nga autoritetet.

Në Indi ka më shumë se një milion përdorues të BlackBerry, dhe ky treg njëherësh cilësohet edhe si një treg me potencial të madh zhvillimi të mëtutjeshëm.

Lajmet e fundit>