Lajmet

Industria IT në Kosovë me potencial të jashtëzakonshëm

Jan 10 2011
0 Shpërndarje
Industria IT në Kosovë me potencial të jashtëzakonshëm

 Një grup prej  20 anëtarësh qëndrojnë të ngjitur pranë  kompjuterëve të tyre duke koduar,  ndërsa në anën tjetër, një 24-vjeçar në  pozitën e Oficerit Udhëheqës të Zhvil- limit vëzhgon grupin e të rinjve të tij,  që janë edhe gjenerata më e re profesio- nale në kuadër të teknologjisë informa- tive të Evropës.   “Këtu ne kemi projekte të ndry- shme”, thekson Betimi për DW. “Jemi  në fund të zhvillimit të një  softueri  financiar që po e hedhim në treg. Ky  softuer është shumë i avancuar dhe  anëtarët e ekipit, siç po i shihni, janë  duke zhvilluar të pavarur, pa ndonjë lloj  ndihme. Por, siç mund të shihni, krahas  këtij monitori një tjetër softuer shumë i  ndjeshëm është duke u zhvilluar për  kontrollimin e armëve të vogla.” Në fakt, ky projekt për të cilin është  shprehur z. Drenica për DW, demon- stron se të rinjtë e Kosovës pranë kom- panisë Appdec janë duke zhvilluar një  sistem që u mundëson autoriteteve lig- jore të Kosovës të monitorojnë armët e  vogla. Kjo është një përgjegjësi mjaft e  madhe për personelin që punon në  kuadër të këtij projekti, por ka edhe të  tillë që punojnë pa pagesë në këmbim  të përfitimit të trajnimit në kuadër të  platformave më të fundit zhvilluese.

Outsourcing po shkëlqen Pavarësisht se llogaritet ende një shtet i  ri, Kosova ka një gjeneratë të re  njerëzish që janë të etur për t’u futur  në një lëvizje të artë që po ndodh në  Evropën Qendrore dhe Lindore. IT  Outsourcing (Outsourcing – ka të bëjë  me transferimin e punëve të brend- shme të një biznesi apo organizate te  një biznes apo organizatë tjetër) në  Kosovë është bërë një biznes i jashtëza- konshëm, ndërsa sipas statistikave në  Evropën Lindore ka arritur vlerën mbi  3 miliardë euro në vitin 2009, e madje  pritet që kjo vlerë të arrijë në 3.7 mili- ardë euro gjatë vitit 2010. Këto shifra i  ka bërë të ditur në një raport grupi  tregtar industrial Central and Eastern  Outsourcing Association (CEOA). Ajo që po vërehet në tregjet e Evropës  Perëndimore është se kompanitë po  synojnë të shkurtojnë kostot dhe vazh- dimisht po dërgojnë punë teknologjike  drejt Evropës Lindore, apo më mirë le  të themi drejt vendeve si Kosova.  Detusche Bank ka një pjesë të softuerit  të saj të zhvilluar në Ukrainë, kurse Sie- mens ka një qendër hulumtimi dhe  zhvillimi në Rumani. Këto shtete  gjithashtu janë duke përjetuar rritjen  më të lartë në IT Outsourcing.

Kosova, ende papunësi e lartë IT industria në Kosovë është ende në  fazat e hershme, por ka shpresë për  zhvillim të mëtutjeshëm falë rritjes së  numrit të kompanive të pranishme në  këtë treg, rritjes së konkurrencës dhe  rritjes së numrit të stafit të profesion- alizuar. Gjithashtu nën mbështetjen e  mediumeve të dedikuara për  teknologji, si PCWorld Albanian dhe  së fundi edhe të revistës CIO në shqip,  serioziteti i kësaj industrie po rritet edhe më tej.  Megjithatë papunësia është ende e  lartë, duke tejkaluar shifrën prej 40  për qind, ndërkohë që nuk duhet  harruar se shpërndarja më e madhe e  internetit është bërë pas përfundim- it të luftës me Serbinë. Kosova gjithashtu ka edhe popullsi- në më të re në Evropë dhe një pjesë  e madhe e tyre janë të edukuar mirë,  janë njohës të teknologjisë dhe të  etur për të punuar. Kjo ndihmon të  shpjegohet pse Appdec, një kompani  me bazë në Prishtinë që zhvillon  softuer, nuk ka mungesë talentesh.  Një zhvillues i ri mund të arrijë të  paguhet deri në 500 euro në muaj, që  është një pagë ‘lëmoshë’ nëse kra- hasohet me standardet e Evropës  Perëndimore, ku paga është më  e  lartë. Për Adem Gashin, një web specialist  25-vjeçar i Appdec, puna nuk është  thjesht diçka që të sjell pagë të mirë.  Ajo është diçka përmes së cilës ai  mund ta ndihmojë shtetin e tij duke  mos pasur nevojë që të largohet dhe  të kërkojë punë jashtë vendit. “Disi  ndihem se jam përzgjedhur të punoj  në IT në Kosovë”, theksoi Gashi për  DW. “Unë mund të punoj në tele- prezencë, tele-remote dhe gjithashtu  mund të bëj outsourcing prej këtu,  por nuk do të largohem nga shteti  im.”

Kosova ka pozitë strategjike Pavarësisht se Kosova ka papunësi të  lartë dhe infrastrukturë të  brishtë, është vetëm  disa orë larg  qyteteve kryesore të  Evropës, si Frank- furti, Parisi, Roma  apo Vjena dhe në  këtë mënyrë paraqitet si një  atraksion kyç për investime në IT.   Joan de Boer është njëri prej atyre që  e di rëndësinë e kësaj dhe udhëton  vazhdimisht nga Amsterdami në  Prishtinë, ku ka një firmë për zhvillim  të web-it, të quajtur Springs. “Pagat  janë të ulëta këtu”, theksoi ai për DW.  “Ne në fakt mund të konkurrojmë me  Indinë. Dhe të mos harrojmë se është  shtet i Evropës. Është shumë afër –  është edhe në të njëjtën zonë të orës.  Dhe nëse ka një problem, ju mund të  vendoseni në një aeroplan në ora 10  të mëngjesit dhe të arrini në një  takim pune në Amsterdam.”  Zyrat e Spring janë në Berlin,  Amsterdam dhe Paris dhe kontraktoj- në punë nga klientët e Evropës Perën- dimore, por  punët më  pas kalojnë te  një ekip  në Prishtinë.  De Boer  thekson se  zhvilluesit  e tij puno- jnë më  mirë  sesa  e tyre në Evropën Perëndimore, me  një zbritje të përgjithshme prej rreth  20 për qind. De Boer shton se kos- ovarët janë të edukuar mirë dhe kanë  universitete të mira, por edhe pse  kanë ngecur për shkak të luftës ata  janë të jashtëzakonshëm në punën e  tyre. Central and Eastern Europe Out- sourcing Association e shikon në  rritje të mëtutjeshme këtë sektor të  IT-së në rajonin tonë, por sipas tyre  kompanitë e Evropës Perëndimore po  e zënë hapin dhe kjo nënkupton se  pagat do të  rriten edhe  për këta  zhvillues të  rinj të  tregjeve si  Kosova.

Lajmet e fundit>