Analiza

Industria e DVD-së do të ketë rënie drastike

Dec 13 2010
0 Shpërndarje
Industria e DVD-së do të ketë rënie drastike

Gjatë ditës së sotme In-Stat deklaroi se shitja e njësive fizike të DVD po ashtu dhe të Blu-ray do të ketë një rënie prej 4.6 miliard dollarë në periudhën e 2009 deri ne 2014.

Në këto vite DVD do shohin vetëm ulje ndërsa shitjet e Blu-ray do të rriten, por jo aq sa të mbulojnë rënien e DVD, pra në përgjithësi tregu i këtyre produkteve do të pësojë rënie.

Kjo nuk do të thotë që tregu i filmave apo serialeve do të bier gjithashtu. Kjo tregon vetëm se njësitë fizike të DVD dhe Blu-ray po zëvendësohen nga shkarkimet digjitale dhe nga streaming (shikimi i filamave, videove online). In-Stat përcaktoi se tregu këtyre të fundit do të rritet nga $2.3 miliard në $6.3 miliard brenda pesë viteve.

Analisti i In-Stat Keith Nissen u shpreh se “Marrja me qira e video disqeve do të vazhdojë uljen e tyre të ndjeshme. Dobia dhe komoditeti që ofron shërbimi online është thjesht shumë tërheqës.”

Perveç impaktit që ka në industrinë e DVD dhe Blu-ray, In-Stat mati dhe impaktin që do të kenë këto shërbime online në biznesin e televizionit. Vlera e të ardhurave të gjeneruara nga shkarkimet për televizionet në SH.B.A. do të trefishohet në periudhën e viteve 2010 deri në 2014. Për më tepër kompania shtoi se të ardhurat e krijuara prej abonimeve video-on-demand do të arrijë $3.5 miliard në vitin 2014.

Duke qenë se shërbimet online janë duke fituar më shumë pjesë të tregut, kompani të ndryshme e shohin si një fushë të mirë për të investuar të ardhurat e tyre. Steve Jobs, CEO i Apple u shpreh se konsumatorët janë më të interesuar për shikim online të videove sesa për t’i regjistruar këto të fundit në aparatin e Apple TV. Apple u lejon njerëzve të marrin me qira seriale dhe filma nga Apple TV, si dhe të dëgjojnë muzikë apo shikojnë video nga interneti në kompjuterët e tyre pa pasur nevojën e përdorimit të hapësirës së brendshme, pra hard diskut.

Në tregun e streaming, Netfix është  lojtari më i madh. CEO  i saj, Reed Hastings u shpreh se tani kompania është “në radhë të parë një kompani streaming e cila ofron dhe shërbimin e dhënies së DVD me postë.” Disa nga lojtarët e tjerë të mëdhenj në treg janë dhe Hulu.com , Amazon.com si dhe Vudu.

DVD dhe Blu-ray nuk janë të vetmet aksesorë fizik që po zhduken. Me anë të Chrome OS, përdoruesit nuk do të kenë më nevojën e hard diskut gjithashtu. Mos vallë një revolucion në mënyrën e ruajtjes së informanconeve ka nisur tashmë?. (PCWorld Albanian)

Tags >

CDDVD
Lajmet e fundit>