Softuer

Infinity Ward paraqet Modern Warfare 2

Nov 10 2009
0 Shpërndarje
Infinity Ward paraqet Modern Warfare 2

Së paku një grup i shitësve, duke përfshirë GameStop dhe Best Buy, kanë praktikuar më shumë se 10.000 hapje speciale të mesnatës nëpër tërë Amerikën Veriore.

“Ndikimi i CoD: Modern Warfare 2 do të jetë i jashtëzakonshëm. Ne parashohim shitje anembanë botës mes 10-13 milion kopje vetëm për vitin 2009”, tha analisti  Edward Woo nga Wedbush Morgan për një agjencion të lajmeve. “Nëse supozomë se gjysma e këtyre shifrave krijohen në SHBA (së paku pesë milion lojëra me një çmim prej 60 dollarësh), kjo automatikisht na jep 300 milion dollarë, që është një grumbull i madh i të hollave (pothuajse 3 përqind), për një industri 12 miliard dollarëshe”.

“Ky padyshim që është një titull FPS me shumë aksion. Ndërveprimet e dhunshme sigurisht që nuk janë risi për këtë zhanër” tha Woo. “Loja është paraqitur në treg në mesnatën e ditës së djeshme dhe ne veçse kemi dëgjuar për shumë rishikime pozitive. Po, pritjet janë të larta, por ky version i CoD sigurisht që do të jetë në gjendje të arrijë parashikimet e shumta. Është një lojë vërtetë mbresëlënëse”.

Megjithatë, ai shprehet se Call of Duty: Modern Warfare 2 ishte “evolucionare, por jo revolucionare”.

“CoD: Modern Warfare 2 sigurisht që do të rritë grafikat e industrisë FPS. Por pavarësisht kësaj nuk është një lojë ndryshuese si Grand Theft Auto apo Guitar Hero. Është një titull FPS dhe deri më tani ka pasur shumë paraardhës” tha Woo. “Pavarësisht kësaj, sigurisht kjo lojë do t’i sjellë Activision-it para të shumta dhe ndihma nga kjo sigurisht do të forcojë reputacionin e një dizajneri për lojëra mbresëlënëse”.

Lajmet e fundit>