Biznes

Informatizimi i biznesit në Kosovë

Jun 2 2010
0 Shpërndarje
Informatizimi i biznesit në Kosovë

Gjatë konferencës, të pranishmit referuan mbi tema si “Nevoja e Informatizimit të Biznesit nga këndvështrimi i pronarëve, financierëve dhe menaxherëve të bizneseve në Kosovë”, ku sipas z. Kosta Ekonomi, drejtor ekzekutiv i IMB, “në vende si Shqipëria dhe Kosova, me rritje dhe ndryshime të shpeshta të tregut dhe legjislacionit, është më tepër se e nevojshme të informatizohet biznesi me programe që u paraprijnë nevojave të tij”. Po në këtë kuadër, z. Ekonomi prezantoi zgjidhjet Alpha që ofron Instituti i Modelimeve në Biznes, kompania “Software House”, më e madhe në Shqipëri Znj. Diana Golemi, kryetare e IEKA, evidentoi në referimin e saj “Nevojën e Informatizimit të Biznesit nga këndvështrimi i ekspertëve kontabël dhe auditorëve”. Ajo ndër të tjera nënvizoi lehtësirat që ofron puna me një softuer të tillë kontabiliteti, i cili i përshtatet mënyrës së punës së çdo profesionisti.

Pati dhe diskutime të tjera, ku u evidentuan përvoja pozitive dhe nevoja e përdorimit të softuerëve. Gjithashtu gjatë koktejit të organizuar u bënë demonstrime të programeve, bashkëbisedime dhe shkëmbime mendimesh për funksionalitetin e këtyre programeve që u vijnë në ndihmë ekspertëve.

Lajmet e fundit>