Analiza

Iniciativa Hello Tomorrow Challenge mbërrin në Tiranë ditën e sotme për të gjithë sipërmarrësit dhe entuziastët e teknologjisë

Feb 23 2015
0 Shpërndarje
Iniciativa Hello Tomorrow Challenge mbërrin në Tiranë ditën e sotme për të gjithë sipërmarrësit dhe entuziastët e teknologjisë

buUsVoy-647x318Entuziastët e teknologjisë dhe sipërmarrësit e kësaj fushe kanë mundësi të marrin pjesë në një event dedikuar teknologjisë dhe organizuar nga një organizatë jofitimprurëse e quajtur “Hello Tomorrow”. Eventi do të drejtohet nga ambasadorja e kësaj organizate në Shqipëri, Aneida Bajraktari.

Qëllimi i një eventi të tillë është prezantimi i produkteve dhe shërbimeve teknologjike kryesisht me ndikim komunitar të cilët përmirësojnë aspekte të ndryshme të jetës sonë si mjekësia dhe media duke kontribuar edhe në rritjen ekonomike të vendeve në zhvillim siç është Shqipëria. Në këtë event do të mbajnë fjalim tre sipërmarrës të teknologjisë, ku ndër të tjera do të flitet edhe për suksesin e tyre në aktivitete aktuale të ngjashme me synimet e këtij organizimi.

Folësit do të jeni Ergest Nako, specialist IT pranë zyrës së Kryeministrit, Sexho Lamaj, CEO i Fisiostatic dhe doktor i terapive fizike si dhe Gerti Boshnjaku, CEO i Media Communication.

Ergest Nako do të flasë për rëndësinë e pranisë së sipërmarrësve dhe sipërmarrjeve në fushën e teknologjisë, sektor ky i cili është edhe në qëndër të objektivave të tyre. Sexho Lamaj, do të shpjegojë rëndësinë e përdorimit të produkteve teknologjike në fushat e mjekësisë duke vënë theksin tek teknologjitë mjekësore të aplikuara në vendet e zhvilluara. Ndërsa Gerti Boshnjaku do të flasë për ndikimin dhe mënyrën sesi teknologjia ka ndryshuar jetët tona.

Eventi do të mbahet në qendrën kulturore Tulla në Tiranë nga ora 18:00 gjer në ora 20:30. Qëllimi kryesor është dhe mbetet prezantimi i ideve lokale dhe globale të inovatorëve, investorëve dhe sipërmarrësve të teknologjisë së informacionit.

Hello Tomorrow

Hello Tomorrow është një organizatë jo fitimprurëse, aktiviteti i së cilës është dedikuar atyre që përpiqen të zgjidhin problemet më sfiduese të ditëve të sotme përmes shfrytëzimit të potencial shkencor dhe teknologjik të kësaj epoke që po jetojmë. Komuniteti Hello Tomorrow është një rrjet “ndërtuesisht të së ardhmes” të cilët marrin pjesë në evente në të gjithë botën dedikuar inovacioneve teknologjike. Inciativa “Hello Tomorrow Challenge” pritet të tërheqë një numër të lartë studentësh, hulumtuesish dhe sipërmarrësish. Hellow Tomorrow ka gjetur mbështetjen e një sërë kompanish globale si Oragne, Air Liquide, Inria, Michelin, Airbus etj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>