Analiza

“Injoranti” Google

Sep 14 2010
0 Shpërndarje
“Injoranti” Google

Ai në të cilin klikojmë dhe kërkojmë informacione për qdo ditë në internet pra gjiganti Google del se është dëmtues jashtëzakonisht i madh i sistemit nervor qëndror të njerëzve sepse ndikon shumë në zgjidhjen e problemeve.

Ky informacion është bërë i ditur edhe nga shkencëtari i njohur amerikan, Nicolas Car në librin e tij të titulluar “The Shallows: What the Internet is Doing to Our Brains”.
“Pasi që Google u mundëson njerëzve të kenë informacion të shpejtë lidhur me atë qka ata kërkojnë atëherë pothuajse në çast, njerëzit humbin aftësinë intelektuale për mbledhjen e informatave dhe për kërkimin e informacioneve shtesë lidhur me qështjen që ju intereson pasi që Google mundëson një gjë të tillë pa u lodhur fare “, tha publicisti amerikan Nicolas Car.

Car u propozon Google dhe faqeve tjera si ajo që të bëjnë kërkimin më të komplikuar për përdoruesit, në mënyrë që njerëzit të përdorin trurin e tyre para kërkimit të informatave në internet.

Lajmet e fundit>