Lajmet

Inky, sjell një ndërfaqe me përqendrim vetëm në porositë që kanë rëndësi

Dec 28 2012
0 Shpërndarje
Inky, sjell një ndërfaqe me përqendrim vetëm në porositë që kanë rëndësi

INKY logo

Klientët për e-mail në desktop nuk janë aq të popullarizuar sa duhet të jenë, por Inky sjell diçka të re në skenën e desktopit: një ndërfaqe super të thjeshtë me një përqendrim vetëm INKynë porositë që kanë rëndësi për ju.

Rregullimi i Inky-t është mjaft i thjeshtë. Ju nuk duhet të dini ndonjë veçori të ndërlikuar IMAP për të rregulluar llogaritë e juaja, por ju thjesht shkruani adresën e e-mailit dhe fjalëkalimin tuaj dhe Inky do të gjejë se çfarë shërbimi përdorni ju.

Ai pastaj do të skanojë kontaktet dhe porositë e juaja dhe do t’i bëjë disa porosi të caktuara me etiketa që tregojnë për rëndësinë: një ngjyrë e errët paraqet porositë me rëndësi (si për shembull ato nga kontaktet e juaja), ndërsa me ngjyrë të çelët do të jenë të shënjuara letrat më pak të rëndësishme, të cilat mund të jenë edhe reklama.

Inky ka po ashtu një numër të shikimeve të “mençura” që iu mundësojnë që të shihni vetëm e-mailat nga kontaktet e juaja, rrjetet shoqërore, letrat dhe ndonjë burim tjetër në çdo kohë.

Ai pastaj do t’iu mundësojë që të largoni abonimin nga ndonjë buletin me klikim të një butoni, ju ofron hartën e ndonjë adrese rrugore që e gjen dhe madje i gjen njerëzit e tjerë të cilët ju mund t’i përfshini në një porosi të caktuar.

Me pak fjalë: megjithëse ka një pamje pak si skicë, ai ka shumë veçori që ju me siguri i pëlqeni, të klientëve për e-mail si Gmail dhe Outlook. A është aq i fuqishëm?

Në fakt jo edhe aq, por është me të vërtet një qasje e re në klientët për e-mail në desktop, kështu që nëse parapëlqeni porositë që vetëm një klient për desktop mund t’i ofrojë, ia vlen të shikohet. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>