Analiza

Inovacioni, Shqipëria e fundit në Evropë e 93-ta në botë

Jun 20 2017
0 Shpërndarje
Greqia dhe Mali i zi ndajnë konkretisht vendet e 44 dhe 48 ndërsa Sllovenia dhe Kroacia janë vendet ballkanike që udhëheqin në vendet 31 dhe 41 respektivisht në inovacion. Inovacioni, Shqipëria e fundit në Evropë e 93-ta në botë

Në raportin më të fundit të publikuar për inovacionin, Shqipëria zë vendin e fundit në Evropë.

Indeksi Global i Inovacionit përpiluar nga Universiteti Cornell, INSEAD dhe Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, e nxjerr Shqipërië si një prej vendeve më inovacionin më të ulët në botë duke u rënditur në krah të vendeve si Taxhikistani, Kirgistani, Tanzani dhe Namibia.

Konkretisht Shqipëria rënditet në vendin e 93, pas Bosnie Hercegovinës në Evropë dhe pas vendeve si Kenia, Liban, Oman dhe Sri Lanka në botë

Shqipërinë e ndajnë gjashtë pozicione nga Bosnia ndërsa fqinjët më të afërt janë Maqedonia në vendin e 61 dhe Serbia në vendin e 62.

Greqia dhe Mali i zi ndajnë konkretisht vendet e 44 dhe 48 ndërsa Sllovenia dhe Kroacia janë vendet ballkanike që udhëheqin në vendet 31 dhe 41 respektivisht në inovacion.

Situata përkeqësohet edhe më tutje nëse shohim indeksin e prodhimit të inovacionit kur vendin ynë rënditet i 115-ti në botë nga 127 shtete të përfshira në raport.

Me një popullsi prej 2.9 milion banorësh dhe GDP prej 12.1 miliard dollarësh, Shqipëria është vendi i fundit në Evropë në prodhim në teknologji dhe dije teknologjike, kreativitet, kapital njerëzor dhe hulumtim.

Zvicra është vendi me indeksin më të lartë të inovacionit në botë ndjekur nga Suedia dhe Hollanda. Lista e 10 vendeve plotësohet nga SHBA, Britania, Danimarka, Singapori, Finlanda, Gjermania dhe Irlanda. /CIO Albanian

Raportin e plotë mund ta ndiqni në këtë lidhje: https://www.globalinnovationindex.org/gii-2017-report

Lajmet e fundit>