Softuer

InPrivate Browsing për Internet Explorer 9

Feb 15 2011
0 Shpërndarje
InPrivate Browsing për Internet Explorer 9

Problemi me shfletuesin Firefox dhe Chrome është që nuk një rrugë për klikim të njëfishtë për të hapur një dritare të shfletimit privat. Ju duhet të kaloni përgjatë disa menyve ose të shtypni disa urdhëresa në tastierë, pastaj të shkruani adresën e uebfaqes. Me Internet Explorer 9, ju mund të rregulloni tabin e InPrivate Browsing në shiritin me vegla.

Thjesht hapeni një seksion të InPrivate Browsing duke shtypur Ctrl+Shift+P, kaloni në faqe që dëshironi të keni qasje, pastaj tërhiqeni tabin në shiritin për vegla. Çdo herë që ju klikoni ikonën, lloji InPrivate Browsing do të fillojë automatikisht; thjesht!

Natyrisht, kjo nuk zbut faktin që ju keni një ikonë mjaft të dukshme në ekran që ju lidh me diçka ju mbase jeni duke provuar ta largoni nga vëmendja. Për kompjuterët që përdoren nga njerëz të ndryshëm, ku nuk dëshironi që të kuptohen fjalëkyçet e përdorura në kërkimet në Google dhe historia tjetër e shfletimit, kjo rrugë është një zgjidhje e duhur./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>