Softuer

Instagram arrin në 4 milion përdorues të regjistruar

May 24 2011
0 Shpërndarje
Instagram arrin në 4 milion përdorues të regjistruar

Tani ky shërbim ka arritur në 10 fotografi të përdoruesve të postuara në sekondë, nga 5 fotografi për sekondë sa ishte paralajmëruar zyrtarisht para disa muajve. 

“Kur pamë rritjen herën e parë u befasuam për të mirë, por kur pamë rritjen që kemi arritur sot ne mbetëm të befasuar” tha Systrom. Kur u pyet nëse themeluesi i Tumblr David Karp ka ndonjë këshillë për Kevinin, ai u shpreh se Kevini duket të jetë disa hapa para tij.

Systrom gjithashtu ka bërë të ditur se Instagram momentalisht ka 4.25 milion përdorues të regjistruar vetëm disa muaj pas paraqitjes në treg. Kjo do të thotë se në fakt janë më shumë se 1 milion përdorues për një punëtorë (kompania i ka 4 punëtorë – vetëm imagjinoni këtë 4 punëtorë kanë arritur të kenë me një aplikacion 4.25 milion përdorues). “Nëse krijon diçka që njerëzit e dëshirojnë ajo do të përhapet me të shpejtë” tha Systrom.

“Njerëzit dëshirojnë të bëjnë fotografi dhe ne i kemi shkëmbyer ato në shumë rrjete në të njëjtën kohë” u shpreh ai. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>