Lajmet

Instagram i Britney Spears i infektuar me maluer

Jun 8 2017
0 Shpërndarje
Ishte firma e sigurisë kibernetike Eset e cila zbuloi maluerin e quajtur Turla. Kur përdoruesit klikonin komentet ata drejtoheshin tek sajte të ndryshme. Instagram i Britney Spears i infektuar me maluer Photo Source: Getty Images

Seksioni i komenteve në Instagram e Britney Spears është përdorur nga ca kriminelë kibernetikë për të koordinuar sulme.

Ishte firma e sigurisë kibernetike Eset e cila zbuloi maluerin e quajtur Turla. Kur përdoruesit klikonin komentet ata drejtoheshin tek sajte të ndryshme.

Disa uebsajte të tjera gjithashtu janë përdorur për të shpërndarë maluerin.

Turla është aktiv që prej 2014-ës dhe ishte dizajnuar për të sulmuar punonjës të administratës, diplomatë dhe zyrtarë të lartë u shpreh hulumtuesi i Eset, Jean-Ian Boutin.

Eset beson se është një grup hakerash financuar nga Rusia të cilët zhvillojnë dhe mirëmbajnë maluerin.

Zakonisht Turla sulmonte uebsajte me audiencë të lartë. Sapo një server kompromentohej, Turla instalonte një shtojcë Firefox tek të gjithë ata që vizitonin. Kjo shtojcë kërkonte komente të cilat përmbanin një vlerë specifike dhe transformoheshin në adresë uebsajti në mënyrë dixhitale.

Hulumtuesit po shqetësohen dita ditës për vështirësinë e dallimit të trafikut normal nga media social me trafikun keqdashës.

Eset tha se ishte në bisedime me Mozilla për të ndaluar shtojcën e Turla. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>