Vëzhgim

Instagram dhe Color së bashku në Instacolor

Jul 8 2011
0 Shpërndarje
Instagram dhe Color së bashku në Instacolor

Ky aplikacion synon që të ndihmojë përdoruesit në zbulimin e përdoruesve të tjerë fiqnj dhe të ju mundësojë shikimin e fotografive të postuara nga njerëzit përreth jush në kohë reale.

Aplikacioni mund të shkarkohet nga dyqani App Store që tani dhe kushton 0.99 dollar.

Që kur Color lëshoi aplikacionin e vet për shkëmbim të fotografive,  ka pasuar shumë vështirësi përpara vetes. Bashkëthemeluesi Peter Pham ose kishe lëshuar ndërmarrjen, ose ishte pushuar, sipas CEO-s Bill Nguyen, i cili kishte treguar për New York Times që ndërmarrja është pësuar rënie.

Sfida më e madhe e tyre tani është mospërdorueshmëria e këtij aplikacioni.

Instagram, për dallim nga Color, është duke shënuar një përdorueshmëri të jashtëzakonshme. Tani këtë aplikacion e përdorin më shumë se 5 milionë përdorues dhe afërsisht 100 milionë fotografi janë shkëmbyer duke përdorur këtë aplikacion.

Më herët gjatë këtij viti, Instagram debutoi një API në kohë reale për t’ua mundësuar zhvilluesve të palës së tretë që të ndërtojnë gjëra si Instacolor, e cila paraqet ndërthurrjen e ideve dhe bashkimit të tyre në një aplikacion të vetëm. Krishnappa ka ndërtuar edhe një ndërfaqe uebi, Gramfeed, për Instagram./pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>