Analiza

Instagram dhe Twitter përshkallëzojnë “luftën” në rrjetet sociale

Dec 7 2012
0 Shpërndarje
Instagram dhe Twitter përshkallëzojnë “luftën” në rrjetet sociale

Fotot e Instagram nuk do të duken si “kartolina” në Twitter, pasi faqja e fotove nën pronësinë e Facebook synon të rritet e pavarur nga shërbimi i mikroblogut, i cili po bën gati shërbimin e vet të fotove.

Instagram është në pronësinë e Facebook, dhe ia ka ndaluar rrjetit Twitter që të paraqesë përmbajtjen e vet. Fotografi: Karen Bleier/AFP/Getty Images Instagram ka bllokuar Twitter që të shfaqë fotot e bëra në shërbimin e Facebook si “kartolina” në shërbimin e mikroblogut.

Duke folur në konferencën LeWeb në Paris, shefi ekzekutiv i Instagram, Kevin Systrom, ka këmbëngulur se ndonëse “do të jemi të lidhur me Twitter duke qenë se mund të shkruash nga Instagrami direkt në Twitter”, në lidhjen mes dy shërbimeve ka pasur ndryshime, edhe pse ai ka mohuar që kjo ka të bëjë me blerjen e Instagram nga Facebook në fillim të vitit.

Ai gjithashtu ka mohuar se ishte i lidhur me bllokimin që Twitter i ka bërë Instagram-it për të përdorur grafikët sociale të Twitter, që shërbejnë për të gjetur miqtë e njerëzve që i bashkohen shërbimit. Kjo lëvizje është reagimi i fundit në luftën mes Twitter dhe disa rrjeteve të tjera sociale, në lidhje me përdorimin e cicërimave dhe detajeve të përdoruesve si dhe përdorimin në Twitter të medias së krijuar në rrjete të tjera sociale.

Twitter thuhet se po punon për një filtër fotosh të ngjashëm me atë në Instagram

Është një betejë e fortë dhe që nuk po merr fund. Twitter ka bllokuar shërbime si LinkedIn dhe Tumblr që të kenë akses në API e saj dhe sidomos që të mos marrin detaje për përdoruesit, e cila i ka penguar rivalet e Twitter që të zgjerohen me shpejtësi. Por Twitter mund të ketë nevojë për Instagram më shumë sesa vetë shërbimi i blerë nga Facebook ka nevojë për Twitter.

Instagram, shton fotot në hartë dhe përmirëson shfletimin

Instagram la pas Twitter për shërbimet mobile në muajin gusht në SHBA dhe ky trend po vazhdon. Twitter përfiton nga përmbajtja e shërbimeve të tjera si Instagram. Në muajin shtator, faqja AllThingsD shkroi se angazhimi i përdoruesve nga Twitter në fotot e Instagram ishte më i madh sesa brenda vetë Instagram. Instagram tani është në pronësinë e Facebook dhe ka marrë një pozicion armiqësor ndaj Twitter.

Si të kërkoni fotografitë në Instagram në bazë të vendndodhjes

Efekti i ndërprerjes së integrimit të Instagram do të thotë që sistemi i “kartolinave” në Twitter dhe përmbajtja e tyre nuk do të duket aq mirë. Systrom ka thënë se Instagram më parë i ka përkrahur “sepse kishte prezencë minimale në ueb” – aplikimi i saj ekzistonte vetëm në celularë dhe ishte e vështirë të gjeje foto përmes uebit.

Por tani Instagram po zhvillon një ndërfaqe uebi- me përkrahje për “likes” të Facebook- dhe mendon se “përvoja më e mirë për përdoruesit është që të përdorin shërbimin ku është përmbajtja.”

Si të merrni statistika mbi ndjekësit tuaj në Twitter

Twitter thuhet se po punon për një filtër fotosh të ngjashëm me atë në Instagram, që do të bënte të kapte hapin e Instagram, ndonëse do ta rëndojë pak shërbimin që ofron vetë, pika e fortë e të cilit ka qenë thjeshtësia, por edhe përmbajtja. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>