Lajmet

Instagram: Direct ka 375 milion përdorues aktivë

Apr 11 2017
0 Shpërndarje
375 milion përdoruesit përbëjnë afro 63% të gjithë bazës së përdoruesve të Instagram. Instagram: Direct ka 375 milion përdorues aktivë Photo Source: Instagram

Katër vite më parë Instagram prezantoi Direct, një formë private komunikimi, ndërsa ditën e sotme kompania në pronësi të Facebook tha se 375 milion njerëz e përdorin këtë shërbim.

Tashmë falë një përditësimi Direct do të shkrihet me mesazhet kalimtar në një vend të vetëm. Këta të fundit u bënë të disponueshme në Nëntor ku atë kohë Instagram tha se 300 milion përdorues e përdorin.

Instagram Direct përbëhej nga dy seksione, një ku gjendeshin mesazhet e përhershme dhe një ku mesazhet humbeshin pas 24 orësh. 375 milion përdoruesit përbëjnë afro 63% të gjithë bazës së përdoruesve të Instagram.

Përditësimi më i fundit është i disponueshëm në iOS dhe Android. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>