Lajmet

Instagram: Dita e Falenderimeve, më aktivja për ne

Dec 1 2013
0 Shpërndarje
Instagram: Dita e Falenderimeve, më aktivja për ne

instagram-reklamaInstagram ka bërë të ditur se Dita e Falenderimeve në SHBA ishte dita më aktive dhe më e ngarkuar e rrjetit deri tani, falë fotove dhe videove që janë ngarkuar.

Por, kompania nuk ka dhënë asnjë shifër konkrete, duke lënë të nënkuptohet se nëse janë thyer rekorde, ato mbase nuk kanë qenë edhe aq impresionuese.

Këtë vit kemi të bëjmë me një ndryshim nga viti i kaluar, kur Instagram deklaroi se ishin thyer disa rekorde gjatë Ditës së Falenderimeve 2012, përfshi atë të ditës më aktive.

Këtë vit, togfjalëshi “dita më aktive” përsëriten sërish, por ajo shoqërohet thjesht me një fjali: “Kemi parë rekorde nga përdoruesit e Instagram-it, të cilët kanë përcjellë atmosferën e festave edhe në rrjet.”

Vitin e kaluar, kompania që zotërohet nga Facebook-u tha se numri i fotove të postuara ishte sa dyfishi i një dite më parë.

Mesa duket, këtë vit nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Ka shumë shpjegime për mungesën e shifrave të reja. Edhe pse Instagram-i është numri një në shpërndarjen e fotove, konkurrenca sot është më e fortë.

Dy prej tyre janë Vine dhe Snapchat. Për më tepër, ekzistojnë edhe aplikacionet e mesazheve, përmes së cilave mund të shpërndash foto apo skedarë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>