Blog

Instagram: “Dokumentet ligjore lehtësisht mund të keqinterpretohen”

Dec 20 2012
0 Shpërndarje
Instagram: “Dokumentet ligjore lehtësisht mund të keqinterpretohen”

Pasi përdoruesit e Instagram-it filluan të bëjnë eksportimin e fotografive të tyre dhe fshirjen në masë të madhe të llogarive, shërbimi për shpërndarje të fotografive të martën shkroi një postim në blog për të qartësuar kushtet e ndërrimit të shërbimit që nxitën shqetësime në internet gjatë dy ditëve të kaluara.

Një shqetësim ishte nëse Instagram do të shiste fotografitë e juaja për t’i përdorur në reklama pa lejen e përdoruesve.

Përdoruesit e Instagram, duke përfshirë fotografë dhe blogerë, kanë kërcënuar me braktisje të faqes, nëse ata tashmë veç nuk e kanë bërë këtë.

Në një postim të titulluar: “Faleminderit dhe ne jemi duke dëgjuar,”- bashkëthemeluesi i Instagarm-it, Kevin Systrom tha që: “dokumentet ligjore lehtësisht mund të keqinterpretohen”.

“Qëllimi jonë në përditësimin e kushteve ishte për të komunikuar, ku ne do të dëshironim të përjetonim reklama të reja që ndjehen siç duhet në Instagram”.

“Në vend të kësaj ajo ishte interpretuar nga shumë përdorues që ne do të shisnim fotografitë e juaja për të tjerët pa ndonjë kompensim. Kjo nuk është e vërtetë dhe është gabimi jonë që kjo gjuhë është shpërqëndruese. Për të qenë të qartë: “nuk është qëllimi ynë për të shitur fotografitë e juaja.” (PC World Albanian)

Instagram

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>