Lajmet

Instagram ‘feed’ tani në disponim edhe përmes web-it

Feb 6 2013
0 Shpërndarje
Instagram ‘feed’ tani në disponim edhe përmes web-it

instagramPasi që pushtuan botën me aplikacionin e tyre për iOS, më vonë edhe për Android, Instagram ka bërë të ditur edhe mundësinë e shfletimit të fotografive në web.

Sot Kevin Systrom në blogun e Instagram bëri të ditur se ata kanë krijuar mundësinë e shfletimit të Instagram feed në web, në te njëjtën mënyrën siç jemi mësuar ta bëjmë në pajisjet celulare.

Feed i juaj i Instagram funksionon njësoj si në aparatin tuaj celular. Tani mund ti shfletoni fotografitë e fundit të njerëzve që jeni te abonuar, ti pëlqeni fotografitë duke klikuar dy herë mbi fotografi apo thjeshtë të klikoni në butonin like”, tha Systrom.

Gjithashtu, përmes web-it është e mundur të komentohet, por kjo ishte e mundur edhe në versionin e mëparshëm.

Ne besojmë se të gjithë duhet të jënë në gjendje t’i qasen Instagramit nga çdo pajisje, përkatësisht ato që keni në dispozicion – përfshirë tabletët dhe kompjuterët”, shtoi Systrom.

Gjithcka që ju duhet të bëni është të vizitoni faqen Instagram.com dhe të kyçeni me llogarinë tuaj. (PCWorld Albanian)

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>