Lajmet

Instagram feston 1 vjetorin e debutimit për Android

Apr 4 2013
0 Shpërndarje
Instagram feston 1 vjetorin e debutimit për Android

instagramFenomeni i publikimit të fotove Instagram festoi 1 vjetorin e debutimit në Android me një fakt interesant: pothuajse gjysma e përdoruesve të tij përdorin versionin e aplikacionit për Android.

Ky version u lançua më 3 prill të vitit 2011, gati 17 muaj pas debutimit të tij për iPhone ku ishin regjistruar më tepër se 30 milion përdorues.

Ka qenë pikërisht periudha para se të njoftohej se ky shërbim do të blihej nga Facebook për 1 miliard $.

Aktualisht aplikacioni Instagram për Android ka të paktën 50 milion përdorues aktivë. Kjo mund të vërtetohet dhe tek numri i instalimeve që paraqitet tek faqja e Google Play.

“Ne po punojmë fort që aplikacioni të jetë sa më i shpejtë dhe më i lehtë në përdorim dhe përpiqemi vazhdimisht që të mundësojmë eksperiencën më të mirë të mundshme në Instagram”, – kështu shkruhej në blogun e Philip McAllister, një prej punonjësve të Instagram.

Ai gjithashtu falënderon gjithë përdoruesit e këtij aplikacioni pasi kanë ndihmuar në krijimin e një komuniteti të mrekullueshëm.

Instagram disponon aktualisht më tepër se 100 milion përdorues aktivë dhe është tepër popullor në botën e adoleshentëve që mesa duket preferojnë këtë eksperiencë sociale të thjeshtuar më tepër se Facebook-un.(PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>