Analiza

Instagram: Gjysma e përdoruesve kanë krijuar varësi ndaj këtij shërbimi

Dec 13 2013
0 Shpërndarje
Instagram: Gjysma e përdoruesve kanë krijuar varësi ndaj këtij shërbimi

instagram-number-of-photos-nycInstagram është kthyer në një zakon të përditshëm për gjysmën e përdoruesve të këtij rrjeti social të përqëndruar në publikimin e fotove.

Të paktën kështu është shprehur një prej themeluesve të shërbimit Kevin Systrom, gjatë një konference për shtyp ditën e enjte në New York.

Ai gjithashtu theksoi se në përgjithësi numri i fotove të regjistruara me anë të këtij aplikacioni është katërfishuar, në qoftë se në vitin 2000 janë llogaritur 86 miliard, në vitin 2001 numri i fotove të regjistruara ka arritur në 360 miliard.

Përveç këtyre shifrave interesante, ngjarja kryesore e konferencës për shtyp ishte zbulimi i shërbimit të mesazheve Instagram Direct. Megjithatë, në zhvillim e sipër të konferencës ishte e paqartë se çfarë po kërkonte të prezantonte ky rrjet social.

Po spekulohej për krijimin e një shërbimi që do të lejonte përdoruesit të printonin fotot ose për krijimin e një shërbimi mesazhesh private që do të rivalizonte Snapchat dhe WhatsApp.

Instagram është rritur fuqishëm që prej momentit të lançimit. Aktualisht disponon 150 milion përdorues aktivë në mbarë botën dhe vitin e kaluar u ble nga kompania Facebook për 1 miliard $. Së fundmi, në përpjekje e sipër për të gjeneruar më tepër të ardhura aktivizoi shfaqjen e reklamave. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>