Lajmet

Instagram-i zyrtar mbetet ende plan për Windows Phone

Jun 27 2013
0 Shpërndarje
Instagram-i zyrtar mbetet ende plan për Windows Phone

Përdoruesit e Windows Phone nuk duhet t’i humbasin shpresat, pasi aplikacioni zyrtar i Instagram-it është në plan për t’u zhvilluar për këtë platformë.

Megjithatë, koha e lançimit nuk dihet ende dhe ndoshta përdoruesit e sistemit operativ të Microsoft-it do të duhet të presin.

Në një intervistë, CEO i Instagram-it, Kevin Systrom tha se, “Aplikacioni jonë nuk është ende i disponueshëm për Blackberry apo Windows Phone, por besoj se ato do të vijnë para lançimit të Google Glass.”

Për momentin, nëse përdoruesit e WP dëshirojnë të kenë një aplikacion të ngjashëm me Instagram-in, do t’u duhet të përdorin një version jozyrtar të tij, aplikacionin Instance. Ai është pothuajse i njëjtë si aplikacionin i famshëm, edhe pse për momentin karakteristika e re e videove nuk është ende e disponueshme.

Systrom sqaroi se “Nuk e kam fjalën që aplikacionet do të jenë të disponueshme së shpejti. Po them thjesht që në aspektin e prioritetit, mënyra se si e vlerësojmë ne zhvillimin dhe zgjerimin tonë varet nga përdoruesit, pra, ku është pjesa më e madhe e tyre. Edhe për Android na u desh shumë kohë para se të zhvillonim aplikacionin.”

Instagram ishte i disponueshëm fillimisht ekskluzivisht vetëm për iOS për rreth 18 muaj derisa u lançua më pas edhe për Android. (PCWorld Albanian)

instagram

Lajmet e fundit>