Lajmet

Instagram: Ja se si t’i ktheni në video fotot tuaja më popullore të vitit 2013

Dec 29 2013
0 Shpërndarje
Instagram: Ja se si t’i ktheni në video fotot tuaja më popullore të vitit 2013

instagram-screenSi ka ecur viti për ju në Instagram? Nëse nuk jeni të sigurt për përgjigjjen e kësaj pyetje, Statigram ka një zgjidhje interesante.

Shërbimi që “gjurmon” Instagram-in ka lançuar një mjet të ri që rizbulon pesë prej fotove më popullore që keni postuar në Instagram gjatë vitit 2013.

Më pas, i përmbledh ato në një video të shkurtër. Popullaritetin e vlerëson duke u bazuar në pëlqimet (kaq e thjeshtë është!) dhe gjatë videos tregon edhe numrin e pëlqimeve që keni marrë për secilën nga këto pesë foto. Të gjitha shfaqen në formën e një prezantimi (slideshow).

Nëse nuk keni parë ende se si ngjan një video e tillë, bëni një kërkim në Instagram me etiketimin #memostatigram. Atje mund të shihni mijëra shembuj (dalin rreth 40 000 kërkime, në momentin qëështë shkruar ky artikull).

Mjeti është pa pagesë, edhe pse do t’ju duhet më parë ta lidhni me Instagram-in për të krijuar videon. Pasi bëni këtë gjë, Statigram ju paralajmëron se mund të nevojiten edhe ditë derisa t’jua dërgojë videon me e-mail, për shkak të popullaritetit të madh të videos.

Në rastin tonë, kur bëmë provën, i deshën vetëm disa minuta. Videon do t’ju duhet ta postoni manualisht në Instagram, pasi ta keni ruajtur në telefon. Nuk ka nevojë për filtra, duke qenë se Statigram i ka aplikuar ato. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>