Lajmet

Instagram kalon 100 milionë përdorues mujorë aktivë

Feb 27 2013
0 Shpërndarje
Instagram kalon 100 milionë përdorues mujorë aktivë

Rrjeti popullor i ndarjes së fotografive Instagram ka lajmëruar se ka 100 milionë përdorues aktivë mujorë, duke shënuar një rritje prej 11.11% në më pak se një muaj që nga lajmërimi i muajit të kaluar për 90 milionë përdorues aktivë mujorë. Instagram arrin 100 milionë brenda 2 viteve e gjysëm që nga koha e debutimit të tij në 2010.

Instagram kishte lajmëruar më përpara se kishtë arritur një total përdoruesish prej 100 milion, disa muaj më parë, por lajmërimi i të martës është për përdoruesit aktivë mujor të saj, një mënyrë matjeje që kompania filloj ta raportojë vetëm mbas ndryshimit të termave të shërbimit ku u tha se ishte detyruar të zvogëlonte ndjeshëm numrin e përdoruesit.

Krijuesi i Instagram Kevin Systrom shkroi në një post blogu disa nga mendimet e tij. “Një nate mbas darke, rreth gjysëm milje larg, Stadiumi Giants ishte plot me fansa që po mështesnin skuadrën e tyre në një garë ku NLCS ishte kundër Philadelphia Phillies… Ndërkohë vetëm disa prej tyre mund ta njihnin e ta përdornin Instagram atë natë, ne patëm një ide që mbase nëpërmjet Instagram ne mund të ishim në dijeni se cfarë po ndodhte vetëm disa metra larg nesh”

“ Me disa komanda të shpejta në terminal, ekrani i bashkthemeluesit tim Mike u mbush me imazhe të lojës,… Tani afërsisht dy vjet e gjysëm më vonë, rreth 100 milionë njerëz rreth botës përdorin Instagram çdo muaj. Është më e thjeshtë ta shohësh këtë si një arritje për kompaninë, por unë mendoj se e vërteta është që është një arritje për komunitetin tonë.”

Kush janë 200 milion përdoruesit e LinkedIn

Muajin e kaluar Instagram tha se hidhen rreth 40 milionë foto në ditë, 8500 pëlqime në sekond edhe 1000 komente për sekondë. Një post inxhinierik i muajit të kaluar tha se Instagram po përballon në kulim e tij rreth 10,000 përlqime për sekondë. (PCWorld Albanian)

instagram

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>