Lajmet

Instagram lançon aplikacionin për iOS 7

Sep 26 2013
0 Shpërndarje
Instagram lançon aplikacionin për iOS 7

instagram11Më në fund, Instagram është optimizuar për versionin e fundit të sistemit operativ mobile të Apple, iOS 7.

Ky është versioni 4.2 i aplikacionit dhe mund ta gjeni nga dita e mërkurë në App Store. Aplikacioni është dizajnuar posaçërisht për t’iu përshtatur sistemit të ri.

Ndryshimet fillojnë që nga pamja e jashtme, e cila është përafruar me aplikacionet e tjera në iOS 7. Po ashtu janë bërë modifikime edhe për karakteristikat kryesore.

Fotot në furnizuesin e lajmeve shihen tashmë më të mëdha. E njëjta gjë vlen edhe me videot, të cilat, së bashku me fotot, shfaqen me rezolucion më të lartë.

Ato mund të zgjerohen më tepër për t’u shfaqur cepat e ekranit. Edhe përmbajtja në përgjithësi shfaqet më zgjeruar. (PCWorld Albanian)

instagram1

Lajmet e fundit>