Lajmet

Instagram lançon postimet e rekomanduara

Dec 28 2017
0 Shpërndarje
Këto postime do të jenë të bazuara në pëlqimet dhe llogaritë që përdoruesit ndjekin. Instagram lançon postimet e rekomanduara

Ditën e Mërkure Instagram publikoi një funksion të ri të quajtuar “Postimet e Rekomanduara” dhe do të tregojë përmbajtje dhe foto nga njerëz që nuk i ndiqni.

Ky funksion u raportua në fillim të Dhjetorit nga TechCrunch dhe tashmë po lançohet për përdoruesit në mbarë botën gradualisht pa asnjë njoftim zyrtar.

Por rrjeti social nuk do të tregojë foto të rastësishme nga kushdo. Ato do të përzgjidhen me kujdes nga Instagram dhe algoritmat e tij me shpresën se secili prej tyre do të ngjallë interes tek përdoruesi.

Këto postime do të jenë të bazuara në pëlqimet dhe llogaritë që përdoruesit ndjekin.

Megjithatë ata do të kenë mundësi të largojnë postimet e rekomanduara që nuk i pëlqejnë.

Deri më sot duhej të ishit proaktivë që të gjenit përmbajtje të reja dhe interesante për ju.

Kjo ose përmes seksionit Explore ose duke kërkuar fjalë kyçe. Tashmë përdoruesit mund të ndjekin edhe hashtaget.

Postimet e rekomanduara janë goditja e parë ndaj furnizuesit të përmbajtjeve të Instagram. Në 2016-ën rrjeti social braktisi rrjedhën kronologjike në favor të algoritmave. /PCWorld Albanian

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>