Lajmet

Instagram lançon videot live, fshihen pas përfundimit të transmetimit

Dec 13 2016
0 Shpërndarje
Instagram lançon videot live, fshihen pas përfundimit të transmetimit

downloadInstagram lançoi videot transmetimet live në Nëntor duke u mundësuar përdoruesve të rrjetit social të shohin në kohë reale çfarë po bëni ju. Tashmë ky funksionalitet i marrë me borxh nga Snapchat po ofrohet për të gjithë përdoruesit në SHBA.

Video transmetimet live janë pjesë e historive të Instagram. Kur tërhiqni nga e majta e ekranit për tu qasur në kamerën e Instagram, do të gjeni opsionin e transmetimit live.

Këto video nuk ruhen në Instagram, që do të thotë se ndjekësit tuaj mund ti shohin vetëm gjatë kohës që po transmetohet live.

Kjo përbën diferencën kryesore mes video transmetimeve live në Instagram dhe atyre të ofruara nga rivalët për vetë faktin se përdoruesit do ti trajtojnë në një mënyrë tjetër ndryshe nga një video të cilën mund ta shikoni edhe pas përfundimit të transmetimit.

Ndërkaq përmes historive, përdoruesit mund të shpërndajnë videoklipe 10 sekondëshe të cilat zhduken pas 24 orësh.

Sapo të keni filluar transmetimin e një video live, një ikonë do të shfaqet ngjitur me foton e profilit që u tregon ndjekësve se jeni live shoqëruar nga një njoftim.

Aktualisht kjo veçori ofrohet vetëm në SHBA ndërsa nuk ka një qëndrim zyrtar se kur do të ofrohet për të gjithë përdoruesit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>