Lajmet

Instagram lejon përdoruesit të ndajnë historitë në mesazhe direkte

Sep 12 2017
0 Shpërndarje
Po edhe kjo ka kufizime. Konkretisht historitë zgjasin vetëm 24 orë dhe aq do të zgjasë edhe mesazhe i dërguar. Instagram lejon përdoruesit të ndajnë historitë në mesazhe direkte

Ditën e sotme Instagram shtoi funksionalitetin me të cilin përdoruesit mund të ndajnë një histori të Instagram në mesazhet direkte.

Një gjë e tillë është e mundur me postimet që nga 2015-ta por kjo është hera e parë që aplikohet për historitë.

Për të ndarë një histori thjesht klikoni ikonën Direct në fund të ekranit ndërsa jeni duke parë një histori dhe përzgjidhni miqtë apo grupin me të cilët doni ta ndani.

Po edhe kjo ka kufizime. Konkretisht historitë zgjasin vetëm 24 orë dhe aq do të zgjasë edhe mesazhi i dërguar.

Nëse nuk dëshironi të ndani një histori me të tjerë mund ta ç’aktivizoni funksionalitetin në konfigurimin e aplikacionit. E nëse llogaria juaj është private, historitë nuk mund të ndahen me ata që nuk janë ndjekës të tij.

Funksionaliteti ka filluar debutimin në Android dhe iOS, një proces i cili do të zgjasë disa javë përpara se të jetë i disponueshëm për të gjithë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>