Lajmet

Instagram lejon publikimeve e historive vetëm me tekst

Feb 2 2018
0 Shpërndarje
Për të aksesuar “Type Mode” një përdorues duhet të hapë funksionin e kamerës në Instagram Stories dhe në opsionet në fund të ekranit të përzgjedhë “Type.” Instagram lejon publikimeve e historive vetëm me tekst

Veçoria më e re e Instagram për historitë duket se nuk i përket rrjetit social të fotografive.

E Quajtur “Type Mode” përdoruesit mund të publikojnë histori vetëm me tekst.

Fotot dhe videot nuk janë të domosdoshme. Përdoruesit mund të përzgjedhin në mesin e disa sfondeve të përshtatura me stile dhe tekste të ndryshme.

Sticker-at gjithashtu mund të shtohen. Teksti është gjeja e fundit që do të prisnim nga Instagram.

Kjo sepse jemi mësuar që në rrjetin social të shfletojmë mes fotove dhe fotografive e për të lexuar diçka drejtoheshim nga Facebook ose Twitter.

Për të aksesuar “Type Mode” një përdorues duhet të hapë funksionin e kamerës në Instagram Stories dhe në opsionet në fund të ekranit të përzgjedhë “Type.”

Disa prej llojeve të teksteve janë: Modern, Neon, Typewriter dhe Strong. Përdoruesit mund të përzgjedhin ngjyrën e sfondit, tekstit dhe ndriçuesit.

Gjithashtu vlen të theksohet se përdoruesit mund të integrojnë foto në sfond si dhe imazhe GIF. /PCWorld Albanian

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>