Biznes

Instagram mbështet brendet për të marrë më tepër konsumatorë në profile

Nov 22 2012
0 Shpërndarje
Instagram mbështet brendet për të marrë më tepër konsumatorë në profile

Pak kohë pas lëshimit të faqes së profileve online, Instagram është duke iu dhënë brendeve një rrugë për të marrë më tepër konsumatorë në profile.

Ndërmarrja paraqiti bexha, ikona dhe lidhje për profilin e një brendi në Instagram.

Bizneset mund të marrin ikona në një faqe uebi ose blogu të një brendi, duke mundësuar qasjen nëpërmjet një klikimi, që iu jep bizneseve një rrugë tjetër për të paraqitur reklamat.

Sipas Facebook-ut, që posedon Instagramin, tregtarët shpesh e kërkojnë këtë veçori. Është ky një pasqyrim i axhendës së rrjetit Facebook për t’u përqendruar më tepër në përfitime duke u kujdesur për brendet.

Bexhat janë dizajnuar për të ndihmuar brendet në përfitimin e më tepër konsumatorëve në faqet e profilit dhe në udhëheqjen e trafikut për faqen e Instagramit.

Kjo paraqet më tepër konsumatorë për Instagramin, që pastaj mund të rezultojë me më tepër përdorues për platformën. (PC World Albanian)

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>