Lajmet

Instagram me 80 milionë përdorues

Jul 28 2012
0 Shpërndarje
Instagram me 80 milionë përdorues

Gjiganti i ardhshëm i rrjetit social është afër syve tanë, i njohur si aplikacioni për celularë për filtrim dhe shpërndarje të fotografive, Instagram.

Megjithëse ishte lëshuar në tetorin e vitit 2010, ai ka arritur 80 milionë përdorues në më pak se dy vite. Rrjetit Facebook i’u deshën 4 vite që pas lansimit të vet fillestar dhe rrjetit Twitter 5 vite para se baza e përdoruesve të tyre të arrinte shifrën 100 milionë, kështuqë edhe me 20 milionë përdorues më tepër, Instagram do të arrijë 100 milionëshin.

Nuk do të ishte befasi nëse ky aplikacion e arrin këtë përpara 2 vjetorit të daljes për publikun, pasiqë baza e vet e të dhënave është rritur për 166 për qind pas hapjes në dy platformat për celularë, iOS dhe Android, e poashtu edhe blerja nga Facebook gjatë prillit të këtij viti.

Për gjashtë muaj, Instagram ka marrë 15 milionë përdorues pastaj për periudhën prej 2 muajve ka marrë 20 milionë dhe më vonë 30 milionë që nga qershori i këtij viti. (PCWorld Albanian)

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>