Lajmet

Instagram ndërton një aplikacion të ri posaçërisht për kolazhet e fotove

Mar 24 2015
0 Shpërndarje
Instagram ndërton një aplikacion të ri posaçërisht për kolazhet e fotove

65219c3152be0d8da04635583679013e1f417a6dNëqoftëse keni shpenzuar mjafueshëm kohë vitet e fundit në rrjetin social Instagram me siguri keni vënë re se sa të përhapura janë fotot kolazh. Meqënëse Instagram i kufizon përdoruesit përsa i përket madhësisë së fotove që ata duhet të hedhin, atëherë përdoruesit zgjedhin të kombinojnë disa foto brenda njerës duke përdorur aplikacione të palës së tretë. Instagram e ka vënë re këtë trend në rritje dhe për këtë shkak ka vendosur të krijojë një aplikacion të quajtur Layout, aplikacionin e dytë të kësaj kompanie i cili që nga dita e sotme është i disponueshëm për tu shkarkuar falas nga çdo pajisje iOS.

Ashtu si aplikacioni i parë Hyperlapse dhe Layout është fokusuar në bërjen e dickaje sa më mirë të mundet, në këtë rast krijimin e fotove kolazh dhe shpërndarjen e tyre direkte në Instagram. Ky aplikacion është projektuar nga Josh Dickens dhe John Barnett me qëllimin krijimin e një aplikacioni më të thjeshtë se ata ekzistues të të njëtit lloj. Si fillim ju duhet të zgjidhni fotot që doni të bashkangjisni nga albumi Camera Roll dhe të zgjidhni mënyrën se si doni të vendosen ato. Duke qënë se kohët e fundit fotot më të postuara janë selfiet, ateherë aplikacioni njeh automatikisht fotot që paraqesin një fytyrë. Ju mund kombinoni deri në 9 imazhe sipas një shumëllojshmërie formash. Gjatë kombinimit të tyre ju mund të përdorini dhe disa vegla si ripozicionimi, ndryshimi i përmasave,pasqyrimi, rrotullimi etj.

Në vend të kombinimit të fotove për të krijuar një kolazh të thjeshtë, Instagram do të vërë në punë kreativitetin e përdoruesve dhe fantazitë e tyre abstrakte. Sapo të keni mbaruar kolazhin ju mund ta ruani atë në Camera Roll dhe kjo është e detyrueshme. Por nëqoftëse jeni vërtet të kënaqur nga puna juaj, atëherë mund ta postoni atë direkt në Instagram apo Facebook. Ky aplikacion përfshin dhe opsionin iOS Share në bazë të të cilit fotot e krijuara në të mund të përdoren direkt dhe në aplikacione të tjera. Nëqoftëse do ta postoni foton në Instagram atëherë ky i fundit ju lejon dhe të aplikoni filtra të ndryshëm mbi të.

Layout është një aplikacion tepër i thjeshtë dhe i dobishëm dhe krijuesit e saj kanë ngelur shumë të kënaqur nga puna e tyre. Veç këtij aplikacioni të ri, duhet të theksojmë se dhe ai kryesor, Instagram është bërë më fleksibël pasi në të janë shtuar më shumë filtra dhe mundësi modifikimi. Layout erdhi pikërisht në momentin e duhur, kur kolazhet e fotove po bëhen gjithnjë e më popullore. Por ky popullarizim masiv mund të bëjë që dhe përdoruesit të heqin dorë nga krijimi i tyre pasi janë bërë shumë monotone. Gjithsesi kjo është një lëvizje e zgjuar e Instagram dhe parashikohet të jetë e suksesshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>