Lajmet

Instagram ndjek skemën e Twitter-it, sjell sugjerimet për përcjellje dhe etiketat në trend

Aug 5 2014
0 Shpërndarje
Instagram ndjek skemën e Twitter-it, sjell sugjerimet për përcjellje dhe etiketat në trend

InstagramSiç duket, Instagram ka vendosur që të sjell disa veçori të reja në aplikacionin e tij, ku është raportuar se do të jenë të ngjashme me veçoritë e rrjetit Twitter.

Sipas The Verge, Instagram ka vendosur që të paraqes disa veçori të reja për Android dhe iOS – sugjerime për ndjekje, etiketa për trendë dhe përmbajtje “të kuruar”. Sugjerimet për ndjekje do t’iu mundësojnë përdoruesve që të gjejnë më tepër profile të cilët ata duhet t’i ndjekin, në varësi nga personat që ata tashmë ndjekin.

Sa i përket etiketave në trend, vetë emërtimi i veçorisë e shpjegon funksionin. Sikur në Twitter, do të shfaqet një listë me etiketat më të përdorura në mbarë botën, në kohë reale. Ju më pas mund të hulumtoni fotografi dhe profile të ndryshme duke e përdorur këtë etiketë. Për shembull, nëse kërkoni për #PaulGeorge, ju mund të gjeni mijëra fotografi të aksidentit të tij dhe disa nga lojërat e tij më të mira.

Sapo të paraqitet, aplikacioni do të mundohet të gjejë përmbajtje për ngjarjet përreth që janë duke u zhvilluar teksa jeni duke kërkuar. Sidoqoftë, ende nuk është treguar se kur përdoruesit e Android-it do të kenë mundësi që ta përdorin këtë version të ri të Instagram-it. (PCWorld Albanian)

Instagram_is_embracing_its_inner_Twitter___The_Verge

Lajmet e fundit>