Lajmet

Instagram për iOS tani iu mundëson incizimin në formatin portret

Jul 7 2013
0 Shpërndarje
Instagram për iOS tani iu mundëson incizimin në formatin portret

instagramInstagram ka përditësuar aplikacionin e vet për iOS, duke iu mundësuar përdoruesve që të fotografojnë dhe të incizojnë në formatin portret.

Ky përditësim përfshin po ashtu një arnim të vogël që ishte një problem që kur u paraqit në muajin qershor veçoria për të bërë incizime me Instagram. Versioni i ri i aplikacionit 4.0.4 është tashmë në dispozicion në App Store.

Përditësimi e bën më të përshtatshëm realizimin e pamjeve duke e mbajtur iPhone-in horizontalisht, ndonëse formati i videove dhe pamjeve do të jetë ende katror. Fillimisht, kur video për Instagram u lëshua, videot e incizuara gjatë mbajtjes horizontalisht të pajisjes iPhone nuk do të rregulloheshin automatikisht nga aplikacioni.

Përditësimi shton po ashtu veçorinë e stabilizimit Cinema për kamerën e përparme të pajisjes iPhone, që tashmë është në dispozicion për kamerën e vet të pasme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>